Fatkeqësisht çmimet në shërbimet shëndetësore po rriten kudo në botë. Sidomos në Mianmar ku situata po përkeqësohet dita ditës. Sipas renkimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në bazë të cilësisë dhe performancës në shërbimin shëndetësor, Mianmari renditet në vendin e para fundit në listën prej 191 vendesh.

Në vitin 1937 një grup muslimanësh arritën të grumbullonin një fond të caktuar për të hapur një spital falas në  Burma. Misioni i tyre ishte i qartë: të ndihmonin të varfërit, pa dallim feje apo race, duke iu ofruar shërbim falas dhe duke taksuar nga ato që kishin mundësi të paguanin për shërbimet e tyre.

Që atëherë ky mision nuk ka ndryshuar dhe kjo është një nisëm që duhet përgëzuar aq më tepër duke marrë parasysh situatën e muslimanëve në Mianmar. Muslimanët përbëjnë gati 4% të popullsisë dhe në Rakhine muslimanët kanë vite që persekutohen për shkak të besimit të tyre. Madje sipas OKB-së janë minoriteti më i persekutuar në të gjithë botën.

Spitali Islam Falas ëstë një simbol i unitetit dhe harmonisë fetare në një vend ku syrgjynosesh për shkak të fesë. Megjithatë, falë praktikës së zekatit, muslimanët në Mianmar arrijnë të mbledhin gati 400 mijë dollarë në vit për t’u ofruar shërbim shumicës budiste.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.