Kam qenë gjithmonë një person fetar. Kam jetuar në një vend kryesisht mysliman për 9 vitet e para të jetës sime, duke ndjekur mësime të Kur’anit dhe mësime Fikh-u (legjislaturë islame) gajtë mbrëmjeve që nga mosha 4 vjeçare. Kur u zhvendosa në një tjetër zonë të qytetit, ndërsa përpiqesha të bëja miq të rinj dhe të futesha në shkollën e lagjes së re e humba për një kohë të shkurtër identitetin tim musliman.

Momenti i cili pati ndikim mjaft të madh në marrëdhënien time me Allahun ishte kur shkova në Egjipt verën në të cilën gjyshja ime vdiq para syve të mi. Gjithmonë i kam falur të 5 vaktet e namazit, por kurrë nuk e ndjeja ndikimin e tij, sepse isha gjithmonë aq e hutuar. Megjithatë, ato 9 javë në Egjipt me të vërtetë më ndryshuan. Do të qëndroja gjithë natën duke qarë dhe duke folur me Zotin; duke i kërkuar Atij ta lehtësojë zemrën time dhe atyre përreth meje.

Do lutesha gjatë gjithë natës dhe do rrija në pozicionin e sexhdes gjatë që vetëm të flisja me Allahun dhe ta falenderoja Atë për cdo gjë.

Pas përsëritjes së faljes dhe lutjeve në sexhde gjatë atij udhëtimi, për herë të parë fillova të ndjeja një lehtësim të madh. Vazhdova të lutesha vazhdimisht edhe kur isha mirë emocionalisht dhe vendosa t’i rikthehesha arabishtes, duke qenë se e pata harruar pas largimit tim. Mendova se nëse mësoj gjuhën e Librit tonë të Shenjtë dhe gjuhën e origjinës, jo ​​vetëm që do arrij të njoh më mirë familjen time në Egjipt, por edhe do të më ndihmonte të kuptoja bukurinë e Kur’anit akoma më shumë. Deri më sot, ende po përpiqem të përsos arabishten, dhe më duhet ta pranoj se është përmirësuar goxha që kur isha adoleshente.

 Pika ime e kthimit                                         

Pika e parë e kthesës në forcimin e marrëdhënies sime me Allahun ishte kur fillova universitetin. Po vuaja mjaft duke kontrolluar ankthin dhe kërkoja lloj lloj duash të ndryshme që t’më lehtësonte sado pak situatën, sidomos gjatë kohës së provimeve.  Për mua, të filloja karrierën time akademike në një vend të ri ishte shumë e frikshme, dhe ndërsa gjeja miq shumë shpejt, më duhej të sigurohesha në ishin të duhurit; miq të cilët do të kuptonin identitetin tim, dhe vetëm më shtynin të bëhesha më e mirë.

Për mendimin tim, marrëdhëniet tona me Allahun nuk janë të qëndrueshme.

Pika e dytë dhe më e rëndësishmja e kthesës time tek Zoti ishte kur u shtrova në spital në mars të vitit 2017. Edhe pse nuk mbaj mend shumë për shkak të ilaçeve të rënda që merrja, më kujtohet se  ndonjëherë rrija ulur në dhomë dhe duke u përpjekur për të mësuar përmendësh disa dua dhe sure (kapitujt ) të Kuranit; duke u përpjekur të kërkoja falje për të gjitha gabimet e mia dhe i lutesha Zotit të lehtësonte zemrën. Nuk mund të bëja shumë në spital dhe rregullat ishin shumë strikte për cfarë mund të bëje apo mbaje në dhomë, por u kënaqa me faktin që më lejonin të kem librin tim të duave dhe Kur’anin.

Për mendimin tim, marrëdhëniet tona me Allahun nuk janë të qëndrueshme. Kudo që shkojmë si muslimanë, duhet ta zotërojmë veten tonë. Praktikoni frymën tuaj siç dëshironi, për sa kohë që nuk ndërhyn me të tjerët dhe udhëtimin e jetës së tyre. E di se zëri im i brendshëm ka qenë udhërrëfyesi im i duhur dhe për këtë jam pafund mirënjohëse.

Përktheu: Brunilda Basha

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.