Ja si rradha në lindjen e fëmijëve ndikon në karakterin e tyre

0

Mund ta keni dëgjuar edhe më parë se fëmijët më të vegjël janë më të llastuarit ose fëmijët e vetëm janë egoistë. A janë këto stereotipe apo vërtetë renditja përcakton karakterin tonë?

Teoria e ‘Rradhës së Lindjes’ filloi në vitin 1920 me Alfred Adler, miku dhe kolegu i Frojdit.
Sipas kësaj teorie fëmija më i madh është më i prirur për të qënë udhëheqës. Për shkak se u duhet të kujdesen për fëmijët më të vegjël, shumica e tyre poashtu janë më të prirur për vendimarrje dhe për tu bërë prindër të mirë në të ardhmen.
Fëmija i mesëm është zakonisht ambicioz pasi duhet të konkurojnë gjithmonë me fëmijët më të mëdhenj. Këta fëmijë, zakonisht i vendosin vetes qëllime të mëdha dhe kjo i bën që edhe të dështojnë më shpesh dhe të bëhen më të fortë në jetë falë dështimeve të tyre.
Fëmija i fundit për shkak të përkujdesjes më të madhe bëhet më pak i shkathët, më pak i përgjegjshëm dhe më pak i pavarur.
Ndërsa fëmija i vetëm, meqenëse nuk ka fëmijë të tjerë me të cilët të konkurojë zakonisht konkuron me babain. Këta fëmijë meqenëse marrin përkujdesje nga prindërit e tyre atëherë presin përkujdesje dhe nga të tjerët. Në të shumtën e rasteve tentojnë të bëhen perfeksionistë dhe të arrijnë qëllimet e tyre me çdo kusht.
Megjithatë këto janë karakteristika të përgjithshme. Të gjithë duhet ta pranojmë se në formimin e karakterit ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm si: e kaluara, sprovat dhe traumat në jetë, marrdhëniet me prindërit dhe mes prindërve, marrëdhëniet me shoqërinë etj.

LEAVE A REPLY