Kafeneja me një mision të veçantë

0

Hideout quhet lokali në Grange Gardens që ofron kafe për të pastrehët, libra falas, rrjetëzim midis besimtarëve të feve të ndryshme si dhe vende pune për të rinjtë. Lokali u hap në fillim të kësaj vere si një projekt nga Cardiff University, i quajtur Porta e Komuniteteve për të promovuar nisma vendase.

Sophia Ottley, vetëm 19 vjeçe, e drejton këtë lokal së bashku me dy vajza të tjera: Julia Jurak dhe Rahmah. Lokali mund të përdoret falas nga shoqata dhe pjestarë të shoqërisë civile, të mund të organizojnë ngjarje për të bashkuar komunitete të ndryshme. Gjithashtu, ekziston një kënd me libra për t’u shfletuar ndërkohë që konsumohet një kafe të cilën mund ta paguash edhe dyfishin e çmimit nëse dëshiron të ofrosh një kafe për një të pastreh.

LEAVE A REPLY