Kanelbullar është një ëmbëksirë me kanellë tradicionale suedeze.

Për brumin                                                                                                

PËRBËRËSIT:

50 gr maja për ëmbësira

150 gr gjalpë

500 ml qumësht

100 gr sheqer

2 lugë çaji kripë

3 lugë çaji kardemuma pluhur

Afersisht  1kg  miell

 

MBUSHJA:

100 gr gjalpë

100 gr sheqer

1 lugë gjelle kanellë

I lyejmë sipër me një vezë dhe i zbukurojmë me sheqer me kokrriza.

PËRGATITJA

  1. Shkrijmë majanë në një tas
  2. Shkrijmë gjalpin në një tenxhere dhe e përziejmë derisa të jetë shkrirë plotësisht në temperaturën 37°C .
  3. Hedhim qumështin në tenxheren ku kemi gjalpin e shkrirë.
  4. Nga masa e krijuar marrim pak prej saj dhe hedhim majanë, kripën dhe kardemuma. I përziejmë të gjitha. Më pas hedhim dhe pjesën e mbetur te gjalpit dhe qumështit.
  5. Së fundmi, matim miellin dhe I përziejmë të gjitha bashkë derisa të na krijohet një masë.
  6. E punojmë mire masën dhe e lemë të mbuluar me një peshqir derisa masa të dyfishohet, rreth 30-45 minuta.

MBUSHJA

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në një tas përziejmë gjalpin, sheqerin dhe kanellën.

Pasi masa të jetë dyfishuar e marrim dhe  endajmë në dy pjesë të barabarta. Secilën pjesë e hapim me okllaj në formë drejtëkëndore afërsisht 20 x 50 cm. E lyejmë me mbushjen e përgatitur më herët dhe e mbledhim në role. Na është formuar një formë gjatësore.

I presim në feta të trasha rreth 1 ½ cm trasha dhe i vendosim në një tavë duke i lënë të vijnë edhe për

I lyejmë sipër me vezë dhe i pjekim në furrë  në 225°C për  8-10 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë të verdhë në të kaftë.

Shoqërohen me çaj.

 

 

LEAVE A REPLY