Pas një dite intesive ose gjatë studimit  ke nevoje ta marrësh pak veten me të mira duke përgatitur ndonjë embëlsirë. Porse i gjithë problemi lidhet edhe me kilogramet: si të ha duke mos shtuar kile?!

Kjo është shumë e thjeshtë në qoftë se tregon kujdes në përzgjedhjen e ushqimit dhe menyrën e preparimit të tyre.

Keku me mollë është një recetë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe mbi të gjitha e shëndetshme.

Molla njihet për dobite dhe vlerat e larta ushqyese qe mbart.. Nje shprehje e huaj thotë :” Një molle në ditë te mban doktorin larg një jetë.”

Disa prej dobive të saj janë tretja me shpejtë e ushqimit, largon dhimbjen e kokës dhe pagjumesinë, na mban larg semundjeve kardiovaskulare, mban konstante vlerat e glukozës në gjak, ndihmon në problemet e konstipacionit (kapsllëkut), ul përqindjen e toksinave në trup, por mbi të gjitha ka një efekt estetik që lidhet me bukurinë.

 

Përbërësit

4 vezë

1 gotë sheqer

1 gotë  qumësht

½ gote  vaj

4 gota  miell

Fryrës ëmbëlsirash (sodë/maja birre)

Vanilje

Pak gjalp

3 kokrra molle

Fruta të thata ose të stinës sipas dëshires

Përgatitja:

Si fillim marrim një tas ku hedhim vezët e më pas sheqerin. I rrahim me ndihmën e një mikseri për rreth 7 minuta deri sa të përftojmë një masë kremoze. I shtojme qumeshtin dhe vajin e i rrahim sërisht për 2-3 minuta. Më pas shtojmë miellin, fryrësin e ëmbëlsirave dhe vaniljen.

2 ½ të mollëve i presim kubik dhe ia shtojmë masës së përftuar më lart.

Marrim një tepsi e lyejmë me gjalp dhe i shtojmë masën e përgatitur tashmë të  gatshme për ta pjekur. Sipër mund ta dekoroni me gjysmen e mollës së mbetur e pas pjekjes me 170 gradë mund t’i shtojmë frutat e dëshiruara.

Ju bëftë mirë!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.