Little girl and father are enjoying reading book together

Nga MEGHAN COX GURDON

 Më kujtohet kur isha e ftuar një herë në një darkë në shtëpinë e shoqes time. Gjatë festës ajo kërkoi ndjesë dhe u zhduk në katin lart. Ndenji aq gjatë saqë dikush e pyeti bashkëshortin e saj nëse ndoshta ka ndodhur diçka shqetësuese. Ai e qetësoi të ftuarin duke ju përgjigjur se ajo thjeshtë “po u lexon djemve”.

Në ato momente ai paragjykimi për mungesën e mikpritjes që zonja e shtëpisë kishte treguar deri në atë moment u zëvëndësua me një ndjenjë admirimi, ndërsa tek unë me një nxitje të madhe gjithashtu: motivim për të bërë të njëjtën gjë nëse një ditë dhe unë do të kisha fëmijë. Mikesha ime qe pra personi që më bëri të kuptoj rëndësinë e të lexuarit me zë të lartë libra fëmijëve. Ajo u lexonte katër djemve të saj çdo mbrëmje me durim dhe vullnet.  Unë u bëra nënë me pesë fëmijë dhe të pestëve u kam lexuar libra. Leximi me zë të lartë u bë gëzimi i ditëve tona por edhe sprova jonë më e madhe. Sprovë sepse me rritjen e fëmijëve pakësohet dhe koha e lirë që ata kishin në dispozicion; sepse ishte gjithmonë e vështirë t’i bëje tërheqës klasikët në sytë e tyre para se Hollivudi t’ua servirte në një variant të gatshëm; sepse sa vjen dhe fëmijëria po zhduket me zhvillimin e teknologjisë.

Edhe pse në kohët moderne të ulesh në një cep të dhomës dhe t’i lexosh fëmijës tënd një libër është diçka e çuditshme, por në të njëjtën kohë edhe diçka e këndshme. Përkundër mjeteve të teknologjisë, të cilat u mundësojnë një pjestari të familjes të  krijojë realitetin e vetë virtual, historitë fantastike bashkojnë të vegjël e të mëdhenjë, jo vetëm fizikisht por dhe emocionalisht.

Kur fëmijët e mij ishin më të vegjël u lexoja atyre shpesh. Kur vajza më e madhe mbështetej pranë meje; djali tjetër si një panterë i varur gjysëm në divan dhe gjysëm tek shpatullat e mia; djali tjetër më i vogël  mbështetur tek gjunjët e mi ndërsa bebi në prehrin tim.

Në disa raste na bashkangjitej edhe burri im me kostumin me kollare, ende pa u ndërruar nga rrobat e punës. Shtrihej në tokë dhe ai dhe ngacmonte herë pas here fëmijët në momente euforie.  Kënaqësia e dukshme që përftohet nga leximi me zë rrëmben jo vetëm të miturit por edhe adoleshentët apo dhe të rriturit (bashkëshortët).

Është për të ardhur keq se në shumë familje u lexohet fëmijëve derisa ata të jenë në gjendje të lexojnë vetë e pastaj heqin dorë…Sigurisht duhet ta pranojmë faktin se teknologjia e ka tërhequr secilin prej fëmijëve tanë në një moshë më të hershme. Jo sepse unë jam një nënë e pakujdesshme (shpresoj) por sepse kështu po ecën kultura.

“ Teknologjia ka shkatërruar fëmijërinë e djalit tim”,  po më ankohej një shoqe. Njësoj dhe për fëmijët e mi: kur bëhet fjalë për të zgjedhur mes internetit dhe librit dihet që internet fiton. Po nëse bëhet fjalë për të lexuar disa shkronja në ekran dhe për t’a dëgjuar me zë të njëjtin tregim normal që zëri njerëzor do të triumfojë.

Ajo shoqia ime model që na pati ftuar për darkë, ndërsa më fliste për leximin me zë të lartë po më tregonte gjithashtu se si ky proçes i ngjan .”ndërtimit të një muskuli në tru, i cili duhet stërvitur. Fëmijët e sotëm po ushqehen nga tregime me imazhe. Pra ato nuk ndjejnë asnjë lloj nevoje për të mbyllur sytë dhe për të imagjinuar një botë tjetër, se si do dukeshin këto personazhe, veshjet e tyre; aromat që i rrethonin apo peisazhet përreth.”

Ndaj dhe jam përpjekur që të mos neglizhoj as edhe një herë për t’u lexuar fëmijëve tregime para se Disney t’a bëj në vendin tim. Kjo nuk do të thotë që duhet t’i mbajmë fëmijët larg nga filmat dhe kartonat. Ato mund t’i shikojnë më pas ndoshta edhe për t’i krahasuar me atë çfarë kishin imagjinuar gjatë dëgjimit. Dua të them se imagjinata është e rëndësishme që fëmijët të rriten të shëndetshëm.

Po është e vërtetë ekzistojnë dhe libra lexues apo audio-libra por ato nuk të dhurojnë kënaqësinë e të kaluarit kohë me familjen, nuk të dhurojnë ato momente të këndshme përkëdheljesh  dhe përqafimesh, apo shaka gjatë batuatve të ndryshme. Kjo nuk do ju marr shumë kohë, ua siguroj. Mbetet mjaftueshëm kohë për t’u rikthyer në linjë.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.