Jeni duke u njohur me Khat Design Italy, një projekt në fushën e “grafikës hallall” nga një sipërmarrëse italiane, muslimane. Quhet Mariem dhe është ndër muslimanet e para që ka ndërmarrë një nismë në fushën e sipërmarrjes halal friendly në mënyrë profesionale. Ndër krijimet e saj mund të gjeni mjete, kinkaleri dhe materiale të ndryshme pune të personalizuara. Ja se si na flet ajo për nismën e saj:

“Khat Design Italy është një projekt ndryshe. Kur hapni faqen në facebook mund të mendoni se bëhet fjalë për një ndërmarrje komunikimi apo grafie me një staf të gjërë. Në fakt, grafiste jam vetëm unë. Quhem Mariem nga Puglia dhe kam pranuar islamin në vitin 2010, jame  martuar dhe kam tre fëmijë. Jam e specializuar në këtë fushë pasi kam vite që merrem me dizajnin falë studimeve të mia dhe eksperiencës disa vjeçare në këtë fushë. Më pas vendosa të dal më vete dhe të krijoj diçka timen si sipërmarrje personale. Kam pasion të madh gjërat e personalizuar dhe ilustrimet. I gjithë ky frymëzim erdhi si rrjedhojë e kthimit në islam kur ndjeva dhe nevojën të përshtasë këtë fushë kaq të gjëra parimeve dhe kufijve të fesë time dhe të gjuhës arabe. Puna ime ka të bëjë më së shumti me komunitetin musliman për arsye sepse lidhet me njohjet e mia, personat me të cilët bashkëpunoj si dhe me shijet e përbashkëta. Mirëpo, nuk mungojnë as porositë nga jashtë komunitetit tonë, pa asnjë lloj diskriminimi nga ana ime, përsa i përket fesë. 

Krijimet e personalizuara, që i kam aq shumë për zemër janë: filxhana, bluza, postera, çanta pazari, çanta prej lecke, formësues, peshqira, body për bebe, llamba, kuleta lapsash etj. Këto i stampoi sipas porosisë duke filluar dhe nga një porosi e vetme, pra jo vetëm në shumicë. Por ka raste kur shoqata apo kompani për eventet e tyre kërkojnë materiale kinkalerike në shumicë dhe të personalizuar dhe unë e ofroj gjithashtu edhe këtë lloj shërbimi.

Bashkëpunoj edhe me musliman të tjerë, motra dhe vëllezër, psh: kam realizuar në bashkëpunim me Angelica Noor Ditarin e Ramazanit, një axhendë guidë, si dhe librin “Islami për Fëmijët” në bashkëpunim me Al-iman Edizioni kids. Në këto dy projekte kam realizuar kopertinën, faqosjen dhe grafikën.

Jam e hapur gjithashtu për bashkëpunime brenda ose jashtëvendit. Selame!”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.