Kjo është Spilleja…e Majemit!

0

Nga Ermir Hoxha 

Nuk është është plazhi i Spillesë në Kavajë, aty ku prej vitesh familje besimtarësh zgjedhin të pushojnë në një formë që vijon të përbëjë “lajm”, sa herë që serviret si diçka e pazakontë, ku elementi femëror gjendet strukur nën çadra, të llojit fushimi, ose në dhoma me murre por pa tavan, të improvizuara me çarçafë.

I fundit debat mbi to u provokua para disa javësh, ku një penë gazetareske e një letrare shkruajtën shpengueshëm dhe hithtësisht kundra tyre, duke aluduar se janë simbole të diskriminimit femëror me autor meshkujt, pra burrat e tyre.

Pamja që po u sjellim i takon Majemit në SHBA, ku në disa plazhe të këtij shteti ka prej atyre që zgjedhin këtë formë të të pushuarit, tipik Spilleje.

Nuk janë besimtarë muslimanë, janë amerikanë safi. I takojnë një etike që nuk e pranon ekspozimin e kurmit gati gollomesh faqe botës, që rëndomësisht quhen si konservatorë. Janë padyshim dhe të tillë, por që gjithsesi është zgjedhja e tyre.

Thelbësore në gjithë këtë mesele, është se dhe Amerika paska “Spilletë” e saj, ku çdokush ndihet komod në zgjedhjen e tij etike, t’i marrë kështu apo ashtu rrezet e diellit, të kridhet në ujët e detit me këtë apo atë veshje, të jetë publik apo intim në një pjesë të relaksit veror me detin para.

Dhe ky pra është “lajmi” në këtë rast, që Spille paska dhe në Amerikë…me “çadra robërie” të zgjedhura në liri të plotë

LEAVE A REPLY