Një kompani egjiptiane është bërë e para në vend dhe në botë që u jep grave një ditë pushim të paguar një herë në muaj.

Kompania egjiptiane Shark and Shrimp është një agjensi digjitale e marketingut në Kajro, e cila me gjasë e kupton se sa me vështirësi gratë paraqiten në vendin e punës kur janë në ditën e parë të periodave.

Për më tepër, nuk nevojitet asnjë raport mjekësor për të marrë pushimin, dhe mjafton një mesazh telefonik tek shefja e resurseve humane, e cila është poashtu një grua.

Drejtori ekzekutiv i firmës, Mohamed Naiem, vendosi të bënte këtë “bonus” për punëtoret e tij pasi kishte lexuar artikuj mjekësorë për dhimbjet e periodave dhe ndryshimin hormonal që gratë e pësojnë gjatë kësaj periudhe.

Një ligj i tillë nuk është në dispozicion në Evropë, dhe shumë aktiviste britanike kanë bërë thirrje që të kalojnë një ligj që do t’u jepte grave një ditë të lirë për të kaluar në shtëpi, pa stigmën dhe dhimbjet e përmuajshme.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.