Për muslimanët e rinj, Ramazani mund të jetë një perjudhë vetmie sepse zakonisht çohen vetëm për syfyr, çelin iftar vetëm dhe shkojnë vetëm në xhami.

Të ndëruar musliman të lindur apo që keni vite në fe!

Ju lutemi kushtojini pak kohë për të lexuar këtë artikull deri në fund. Ky mesazh është për ju, veçanërisht për ata që e konsiderojnë veten aktivë në daua. Nëse e njihni dikë që zgjodhi Islamin si një mënyrë jetese dhe nuk ka lindur në të, JU LUTEM ftojini ata gjatë drekës së Bajramit apo dhe festimeve të Bajramit.

Ditët e Ramazanit janë disa nga ditët më të vetmuara dhe më të trishta për shumë të kthyer në islam, sepse shumica prej tyre nuk kanë familje e miq që i kuptojnë, mbështesin ose i inkurajojnë në besimin e tyre të ri.

Të rinjtë në fe nuk kanë plane ditën e Bajramit, prandaj zakonisht kthehen në shtëpi dhe kalojnë pjesën tjetër të ditës të vetmuar.

Të gjithë kemi qenë të rinjë në fe, madje dhe ata të cilët kanë lindur në familje muslimane kanë pasur ato fazat e para të njohjes me bazat dhe parimet islame. Ndaj dhe nuk duhet ta harrojmë atë ndjesinë e të qenurit si të huaj në mesin e një komunitetit që i përket tashmë. Mendoni si mund të ndihen ata kur muslimanët e vjetër përqafohen dhe urohen me familjarët e tyre. Hypin të gjithë në makinë, ose lëvizin si familje së bashku për të të festuar diku jashtë ose në shtëpi. Të tjerë takohen me miq të vjetër dhe sërisht largohen së bashku nga xhamia.

Mendoni për të rinjtë në fe të cilët shumica prej tyre mund të kenë shkëputur marrdhëniet me familjen për shkak se nuk e kanë pranuar vendimin e tyre për të përqafuar islamin. Ose thjeshtë mund të jenë pranë familjes së tyre por askush nuk i kushton rëndësi kësaj dite: nuk urohen, nuk festojnë madje as nuk e bëjnë dallimin nga ditët e tjera.

Andaj brenda mundësive, dërgojini atyre një mesazh urimi, telefonojini për t’i uruar, ftojini ato për ndonje çaj apo kafe, ftojini ato në shtëpiat tuaja për të festuar së bashku, ose vizitojini në shtëpitë e tyre, bëjuni një dhuratë simbolike apo çfarëdo gjesti që tregon përkujdesje dhe se nuk janë vetëm. Ka plot mënyra për t’i mbajtur afër të rinjtë në fe në këto ditë gëzimi.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.