Afati  i fundit për aplikim në “Forumi i Liderëve të Rinjë”: 20 Janar 2017
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë profesionistët e rinj (mosha 24-38 vjeçare)
Vendi: 29-31 Mars 2017 në Budapest , Hungari

Përshkrimi

The Antall Jozsef Knowledge Centre (AJKC) ju fton të merrni pjesë në “Young Leaders Forum (YLF) të think.BDPST, konferenca stratetegjike Hungareze në zhvillimin regjional dhe perspektivën e studimeve, inovacioneve, dhe teknologjive të së ardhmes. Konferenca organizohet më 29-31 Mars 2017 në Budapest.

Qëllimi kryesor i YLF është të nxisë një dialog mes të rinjëve inovator, zbuluesëve, dhe ndërmarrësve, po ashtu dhe studiuesit aktiv në PHD, diplomatëve të rinj dhe profesionistëve të rinj të cilët punojnë në kompani të cilat investojnë në projekte inovative. Përgjatë këtyre tri ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësin të shkëmbejnë praktikat, përvojat dhe idetë në mënyrë që të krijojnë pikëpamje të përbashkët në temat kryesore të konferencës, si dhe të marrin pjesë në seancat e ndryshmë të konferencës.

Të drejtë aplikimi

Profesionist të shquar të rinj (të moshës 24-38) të cilët së shpejti do të bëhen aktorë(faktorë) të rëndësishëm  dhe vendimmarrës në fushën e inovacioneve, politikës dhe shkencave sociale si dhe në fushën e kujdesit shëndetësor.

Pagesa

Për ata të cilët vinë nga regjioni  V4 dhe CEI, kanë të mbuluara këto shpenzime nga Knowledge Centre: akomodimin me mëngjes, drekën për tri ditë, dhe udhëtimin;
Për ata të cilët vinë nga vende tjera, kanë të mbuluara këto shpenzime: akomodimin me mëngjes, drekën për tri ditë. Ju lutem, vini re se shpenzimet e udhëtimit nuk janë të mbuluara.

Si të aplikoni?

Në mënyrë që të aplikoni, fillimisht duhet të regjistroheni këtu. Të interesuarit duhet t’a dërgojnë CV-në (formati PDF) si dhe një letër motivuese.

Ju lutem përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme në formularin e regjistrimit:

Pse do ta përshkruanit vetën si një Lider i ri (Young Leader) ?
Cilat janë pritjet e juaja lidhur me YLF?
Si e shihni veten mbas 10 viteve?
Çfarë do dëshironit të arrinit në profesionin tuaj?
Cili program i YLF-s zgjon interesimin tuaj? Pse?

Nëse keni ndonjë pyetje, na kontaktoni në [email protected]

Për më shumë informata vizitoni  http://www.njokis.com/tips/trajnime/forumi-lidereve-te-rinje/

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.