Më datë 5 dhjetor në Ankara u mbajt për të dytën herë Kongresi Ndërkombëtar organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim Dega e Grave nën mbështetjen e Presidentin të Republikës Rexhep Tajip Erdogan si dhe pjesmarrje me aktiviste, sipërmarrëse dhe biznesmene nga vende të ndryshme të botës si: Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Palestina, Pakistani, Azerbajxhani, Jordania, Tunizia, Algjeria, Maroku etj.

Një gjetje strategjike për ta titulluar kongresin me togëfjalshin “İş’te Kadın (Gruaja në karrierë, ose fjalë për fjalë gruaja në punë)” ku mungesa e apostrofës pra e shkruar“İşte Kadın” do të nënkuptonte “ja pra gruaja!”.
Sipas organizatorëve qëllimi i kongresit ishte të theksohej fakti se nuk ka ndryshim dhe nuk duhet të ekzistoj paragjykim midis femrave të cilat punojnë në vende pune, apo në shtëpi. Nuk ka ndarje midis femrave që kontribojnë për ekonominë e familjes midis atyre të cilat per shkak të kushteve të ndryshme zgjedhin të jenë sipërmarrëse ose aktiviste nga shtëpia.
Jeta është një ekuilibër, një përpjekje për një jetë të lumtur, të shëndetshme dhe të qetë si një nga prioritetet kryesore me qëllimin përfundimtar të stabilitetit të familjes. Në mënyrë që të krijohet dhe të ruhet ky ekuilibër delikat i mbarvajtjes së shtëpisë, mëmësisë, respekti reciprok në familje midis çiftit dhe anëtarëve të tjerë si dhe përgjegjësitë reciproke të ekonomisë kërkon aftësi dhe përvojë. Përpjekjet për të gjetur mënyra të ndryshme duke u mbështetur në modele suksesin dhe duke u përballur me sfida të ndryshme, duhet të fillojë me kërkimin e njohurive dhe mësimnxënien. Arsimtaret dhe hulumtuese të ndryshme u përpoqën që këto tema dhe nocione t’i analizojnë në mënyrë shkencore dhe pragmatike. Organizatoret shprehen gjithashtu se një ndër qëllimet e kongresit ka qenë që gratë në shoqërinë turke duhet të jenë të vetëdijshme për rëndësinë e familjes në kushtet e jetës moderne, ndërsa ata që duan të vazhdojnë një karrierë duhet të përpiqen të kombinojnë në mënyrën e duhur përparësitë e tyre (pra të familjes dhe karrierës).

Fjalimi i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në këtë rast: “Ata që ishin para nesh, u munduan t’ju mbyllin të gjitha dyert, mohuan të drjetat tua deri tek të drejtat më themelore për arsim dhe për fe. E sa herë trokisnit në dyert e fakulteteve menjëherë përgjigja do të ishte ndonjë adresë e ndonjë vendi të huaj, mundësisht arab. Dhe zonja Merve Kavakçı, e pranishme sot këtu, e mban mend shumë mirë atë kohë pasiqë ka qenë dëshmitare e refuzimeve dhe internimeve që u bëheshin femrës muslimane. Ata të cilët mohuan bijat e tyre të cilët shtypën të drejtat e tyre le të hidhërohen sot teksa ju shohin ju këtu. Falë partisë AKP dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur femrën muslimane dhe për t’i rikthyer asaj të drejtat që i takojnë, më në fund, në këtë ditë jenë të lira. Dhe për herë të parë në historinë e Republikës Turke numri i femrave në poste si: paralamentare, deputete, politikane, kryetare bashkie dhe kryetare partie ka arritur shifra që kurrë më parë nuk janë parë.
Të nderuara motrat e mia, më përpara përdorej metoda e shtypjes për të shkatërruar femrën muslimane dhe për ta lënë atë injorante dhe të prapambetur. Sot po përdoren metoda të reja nën petkun e perëndimit, civilizimit dhe modernizmit. Qëllimi mbetet i njëjtë: të prishë boshtin e familjes muslimane: femrën, dhe të shkatrrojë themelin e shoqërisë, që është familja. E kemi parë ne emancipimin e Perëndimit, dhe të drejtat që u jep femrave duke u marr nënave foshnjet e tyre nga duart nëpër kampet e refugjatëve.
Të nderuara motra, ne nuk kemi nevojë për shembuj të kotë që çojnë drejt shthurjes dhe të kotës, kur shembullin më të mirë e kemi në historinë islame: Hatixhen r.a. Një ndër sipërmarrëset më të suksesshme, bashkëshorte e devotshme, një bamirëse nga më zemërgjërat, një themeluese vakëfesh dhe gjithashtu një dijetare e denjë.
Përfitoj nga rasti të falenderoj këtu ato heroinat e 15 korrikut të cilat vërshuan shesheve me flamur në dorë për të mbrojtur vatanin. Atë ditë kur armiqtë e këtij vendi fshiheshin aeroporteve dhe dridheshin nga pamjet jashtë në sheshe.
​Nënat që dolën duke ngarë kamione e makina për të përcjellë sa më shum njerëz në turmën e madhe. Nënat që gatuan falas për t’u siguruar që të pagjumët të mos rrinin me barkun bosh. Nënat të cilat edhe pse të lodhura, të sëmura, të pafuqishme ua dhanë “hallallin” evladit të tyre për të dalë në mbrojtje të vatanit, ku disa prej tyre nuk mundën me ja puthë më sytë. Kush nuk do vatanin e vetë nuk do të dojë femrën. Mos prisni ju rrespekt për gratë kur ata tradhtuan kombin e tyre.”

Pjesëmarrëset e ftuara nga vende të ndryshme, me projekte të rëndësishme aktuale si dhe me shembuj të aplikuara në vendet përkatëse që lidhen me zhvillimin e përvojës shumëdimensional dhe statusin e grave u përpoqën t’i ndajnë me vendaset në këtë platformë të përbashkët.

Ndër personalitet ndërkombëtare ishin: Samina FAZİL Presidentja e Dhomës së Tregtisë nga Jordania, Prof. Dr Amina SİLİJAK akademike nga Bosnja, Oyunchimeg MAGVAN Presidentja e Dhomës së Tregtisë në Mongoli, Saida NEGHZA Menazherje e Përgjithshme e Soralcof Group në Alegjeri, Renata Deskoska Minidtria e Arsimit të Republikës së Maqedonisë, Mahira Dajani Drejtoresh Shkolle dhe shkrimtare e njohur nga Palestina si dhe shumë të tjera. ©Muslimania.al

LEAVE A REPLY