Fotografitë më të mira të konkursit “Muslimane në 2016-n”

0

Dhe fituesja është …

Muslimanja.com shpall fituese të çmimit të parë fotografinë me titull “Muslimania & vogëlushja me sindromën down” dhe me autore Melisa Harusha, studente në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin Hëna e Plotë “ Bedër”. Foto e cila përfaqëson më së miri imazhin e muslimanes në ditët e sotme e cila ndër të tjera është edhe aktiviste dhe vullnetare në fushata të ndryshme sensibilizuese.

 

Çmimi i dytë i shkon fotografisë ku paraqitet një vajzë muslimane pranë ambienteve universitare duke shtrënguar fortë një libër, simbol i dijes. Autorja është Brunilda Basha, e diplomuar në Master Arkitekturë dhe Mjedis (Ruajtje dhe Vazhdueshmëri Trashgimie) në Universitetin Ndërkombëtarë të Maljzisë si dhe autore shkrimesh dhe opinionesh të ndryshme.

 

Foto e tretë e përzgjedhur është ajo me një muslimane e cila është në kontakt me natyrën si lidhje me krijimin e Zotit..Autorja e fotos në fjalë Nada Dosti studente në Universitetin e Ankarasë, dega Gazetari.

 

Urime vajzave!

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.