Ndoshta keni menduar se të bëhesh musliman/e kërkon punë, mundim, lodhje e këto mendime mund t’ju kenë larguar dëshirën për ta njohur fenë Islame sado pak.

Por besoj se me keto që do të themi më poshtë, do të shihni se të përqafosh fenë Islame është larg teje vetëm me një fjalë.

Po, po, vetëm një fjalë e sinqertë e ndan njeriun nga besimi dhe ajo është shehadeti:

“Esh-hedu en le ilehe il-laAllah ue esh-hedu en-ne Muhammeden resuulu llah”

Për të hyrë në fenë Islame e per t’u bërë musliman/e, e gjitha që ju nevojitet është të shiptoni shehadetin, bërthamën e besimit, me sinqeritet dhe bindje në domethënien e tij.

Shehadeti është kushti i parë dhe më i rëndësishmi nga 5 kushtet e Islamit; është një fjali kuptimplotë që  jep jetë jetës,  jep jetw shpirtit të njeriut; ai përbëhet nga dy pjesë:

E para: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahut”

E dyta: dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Nëpërmjet shqiptimit të shehadetit, muslimani deklaron me bindje të plotë se Allahun është Zoti i Tij, i Cili meriton të adhurohet me të drejtë e pa i shoqëruar askënd Atij dhe se Muhamedi është profet i Zotit, i Dërguari i Tij për gjithë njerëzimin. Në këtë mënyrë muslimani dëshmon se do t’I bindet urdhëresave të Allahut, Krijuesit të Gjithësisë, e se do të veprojë sipas asaj që profeti Muhamed na ka mësuar.

Momenti kur përqafon fenë Islame është momenti më i bukur i jetës së njeriut. Ky cast shënon bindjen e shpirtit të tij, nëpërmjet së cilës njeriu kupton arsyen e ekzistencës së tij.

Allahu thotë në Kur’an lidhur me këtë cështje: “Nuk i krijova njerëzit dhe xhinnët pos që të mw adhurojnë Mua”. (Sure Edh-Dharijat, 56)

Pas kësaj fjale të bukur, që pastron shpirtin, nevojitet edhe një pastrim i trupit ☺

Kur njeriu sapo ka pastruar shpirtin nevojitet tashmë të pastrojë edhe trupin e tij duke bërë një dush.

A nuk veproni kështu edhe pas një dite të lodhshme? Apo kur doni të bëni dicka të rëndësishme? Është e njëjta gjë: kur zemra juaj mbushet me dashuri e besim pwr Zotin, Krijuesin e Gjithësisë, do të doni që edhe trupi juaj të jetë i pastër nga ajo që keni kaluar derimë tani.

Kjo është edhe ajo që i Dërguari i Zotit, profeti Muhamed a.s na ka mësuar të veprohet kur një person ka pranuar fenë Islame, rekomandohet që njeriu të lajë gjithë trupin e tij, pra bëj një dush. Ky veprim quhet ‘gusul’ në fenë Islame.

perktheu: Eriselda Hajdini

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.