Për gati pesë shekuj krishterimi është feja dominuese në Meksikë.

Në vitin 1970, krishterët përbënin 96.7% të popullatës së Meksikës. Por, sipas ‘Pew Research Center’, deri në vitin 2010, ky numër kishte rënë në 82.7%.
Shumica e këtij ndryshimi i atribuohet rritjes së besimeve tjera krishtere. Evangjelistët, protestantët dhe Dëshmitarët e Jehovait tani përbëjnë 8% e meksikanëve që identifikohen me një fe.

Një grup i vogël, por në rritje, i të konvertuarve, shpëtimin shpirtëror janë duke kërkuar në Islam. Në fakt, ‘Pew Research Center’ vlerëson se deri në vitin 2030 numri i muslimanëve në Meksika do të arrijë deri në 126,000, nga 111,000 sa kishte në vitin 2010.

Pse disa meksikanë konvertohen duke e lënë kishën katolike?

Arsyet janë aq të ndryshme si edhe popullata. Disa pyetje nga doktrina katolike dhe koncepti i Trinitetit – tre Perëndi në një, Ati, Biri dhe fryma e shenjtë – në krahasim me një Zot në Islam. Të tjerët shprehin neveri në pohimet e vazhdueshme të skandaleve të seksit dhe homoseksualëve që kanë pllakosur kishën në dekadën e fundit. Të tjerët thonë se duan të kenë një kuptim më të mirë të Islamit.

Leslie Camarillo (majtas) dhe Marta Alamilla, të dyja nga Mexico City, në ‘Centro Educativo de la Comunidad Musulmana’ në Mexico City, pas namazit të xhumasë.

Marta Alamilla, 23 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në një familje krishtere. Ajo gjithmonë ka besuar në një fuqi më të madhe, por, siç thotë ajo, kur filloi të interesohet më hollësisht për disa nga parimet e kishës, hasi në përgjigje të pakënaqshme.

“Kurrë nuk kam pasur dyshim në mendjen time se Zoti ekziston”, tha ajo pas namazit të xhumasë në xhami, por gjithmonë kanë ekzistuar gjëra që unë pyesja për fenë time që nuk kishin kuptim për mua. Unë gjithmonë merrja përgjigje si: “mirë, sepse”, dhe “Ky është Zoti dhe Zoti është në këtë mënyrë” dhe “sepse Zoti ka thënë se është në këtë mënyrë”.”

Për Alamillan, e diplomuar në inxhinieri industriale të robotikës, këto përgjigje vetëm sa e larguan nga kisha në kërkim të përgjigjeve më të arsyeshme.
Alamilla thotë se perceptimin e saj origjinal rreth Islamin ishte e kishte fituar nga terrorizmi dhe shtypja, por pas studimit të Kur’anit dhe takimit me muslimanët, ajo zbuloi një sistem besimi që i përgjigjet pyetjeve që ajo i kishte kërkuar.

“Kuptova se Islami është një fe e bukur. Çdo gjë në lidhje me të ka kuptim”, tha Alamilla. “Përgjigjet për secilën pyetje të vetme që kam pasur ndonjëherë i kam gjetur në Kur’an dhe në Sunnet”. Pas gjashtë muaj studimi, Alamilla konvertohet zyrtarisht në Islam, duke shqiptuar shehadetin (dëshminë), një person deklaron para dy dëshmitarëve muslimanë se: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij.” Alamilla thotë se një nga keqkuptimet më të zakonshme rreth Islamit është se gratë janë të shtypura, nuk u lejohet të shprehin mendimin e tyre dhe janë të detyruara të mbulojnë veten e tyre.

“Çdo musliman që kam takuar ka qenë person i mrekullueshëm”, tha ajo. “Jo sepse ata kanë lindur në këtë mënyrë, por për shkak se feja i ka bërë atë në këtë mënyrë.”

Alamilla ka përqafuar besimin e saj të ri, por për t’ua zbuluar vendimin e saj familjes së saj katolike është një tjetër histori. Nëna e saj dhe vëllai e dinin se ajo ishte duke studiuar Islamin, por ajo tha se nuk është e gatshme për t’ju treguar atyre rreth konvertimit të saj.

“Unë dua që së pari t’ua dëshmoj atyre me anë të veprimeve të mia që unë kam ndryshuar si person”, thotë ajo. “Kur unë u t’ju tregoj atyre se jam konvertuar, dua që ata të shohin se unë jam ende i njëjti person, por duke u përpjekur të jem më e mirë.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.