Kunefe-ja, një ëmbëlsirë për Ramazan!

0

Kushdo që ka viztuar Turqinë, nuk mund të ketë ikur pa provuar kadaifin me djathë, një ëmbëlsirë tipike në menunë e atjeshme.

Përmendim Tuqinë si një vënd më shpesh të viztuar, por kjo ëmbëlsirë është tipike dhe e mirënjohur në shumë vënde arabe dhe poashtu ëmbëlsira tipike e muajit të Ramazanit.

Mendohet se origjinon në kohën e Kalifatit Fatimid (909-1171), kur nje mjek e krijoi si recetë për disa princër që nuk po e përballonin mirë agjërimin gjatë ditëve në muajin Ramazan. Kjo recetë jo vetëm e shijshme por edhe me vlera të tilla ushqimore që mundësonin një efekt të gjatë ngopjeje, rezultoi e suksesshme për përballimin e agjerimit. (informacioni marrë nga revista Al-Ahram, 2004)

Ka disa variante te recetës së Kunefe-së sot, por mëposhtë do ju paraqesim një prej tyre me shpresën që kjo ëmbëlsirë do bëhet pjesë e menuve tuaja:

Përbërësit:

500 gr Kadaif i gatshëm

200 gr Gjalpë

300 gr Krem djathi ose mozzarella

Pak qumësht

Për shurupin:

300 ml Ujë

500 gr Sheqer

2 lugë gjelle lëng Limoni

Përgatitja:

Kadaifin e gatshëm e copëzojmë. Shkrijmë gjalpin dhe ia hedhim sipër duke e përzier që copëzat e kadaifit të lyhen me gjalpë. Marrim enën ku do ta pjekim (të lyer poshtë më gjalpë),dhe shtrojmë shtrojmë gjysmën e kadaifit. Mbi të shtrojmë kremin e djathit, të cilin në varësi të konsistencës mund ta hollojmë me pak qumësht për t’u bërë më kremoz dhe me i kollajtë për ta shtruar mbi kadaif. Më pas shtrojmë sasinë e mbetur të kadaifit. Kaq e thjeshtë!

E fusim në furrë të parangrohur për 30 min, 180 gradë.

Të kihet parasysh:

Shurupi të hidhet kur kunefeja është akoma e nxehtë, pasi po e lamë të ftohet ngrin djathi dhe shurupi nuk e thith mirë.

Poashtu duhet të ketë diference temperature mes ëmbëlsirës së pjekur dhe shurupit (e vlefshme për të gjitha llojet e ëmbëlsirave). Prandaj në këtë rast zgjedhja e duhur do të jetë: ëmbëlsira e nxehtë, shurupi i ftohtë (vakët).

Mund ta shërbejmë me arra apo fistikë të grirë sipër.

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.