Dashuria e nënës është një nga forcat më të veçanta përmes së cilës hyjmë në kontakt me botën, me jetën tonë. Fillon që në kohën kur jemi në barkun e saj e vazhdon deri në momentin kur nuk e kemi më. Rastet kur kjo ndalet janë shumë te rralla. Në të tilla raste ajo transformohet ne diçka negative e në këtë moment nuk quhet më dashuri e pastër por kthehet në një ndjenjë toksike. Në të vërtetë e bukur apo e shëmtuar flitet për të njejtën lidhje, e dalë në nenyrë të pavetëdijshme ndonjëherë nga korniza e të shëndetshmes. Ja se si një dashuri unike si ajo e nënës dhe fëmijës së saj mund të bëhet e pakëndshme
Kur vjen koha për të ikur.
Nënat në natyrë e dine me saktësi kur vjen koha për të lënë të vegjëlit e saj të shkojnë në rrugën e tyre në autonomi. Kjo nuk ndodh me njerëzit, në varësi të kultures sigurisht!
Shumë prej nënave përjetojnë emocione negative kur vjen puna te ndarja nga fëmija
1.- Ankthi që mund t’i ndodhë diçka
2.- Frika se lidhja e tyre unike do të dobësohet
3.- Xhelozia për lidhjet e tjera të veçanta që fëmijët krijojnë
4.- Inati me frikën se fëmija nuk do ta bëjë pjesë të jetës dhe nuk do t’i kerkojë më ndihmë kur të ketë nevojë.
Në përgjithësi, nëna nuk mjaftohet me rolin e saj si prindit domethënë: të lindë, të rrisi dhe të edukojë fëmijën. Ajo dëshiron gjithashtu që kjo lidhje të evoluojë në diçka shumë të ngjashme me një miqësi. Kjo në fakt vjen dhe si pasojë e roleve të ngatërruara mes tyre, që në fëmijëri.
Miqësia që ajo synon është shumë e ngjashme me atë midis punonjësve dhe punëdhënësve!
Kur kjo dëshirë vjen natyrshëm nuk ka asgjë të keqe. Problemet vijnë në momentin kur nëna fillon të detyrojë fëmijën ta mbajë këtë lidhje, me raste dhe aspak të këndshme.
Nuk ekziston asnjë person në jetën tonë të cilit duhet t’i tregojmë gjithçka. Kjo nuk do ishte shumë në rregull, apo jo? Disa të paaftë kanë promovuar konceptin se të jesh i hapur është e mirë për ne ndërsa të fshehesh është keq. Nëse veproni kështu, pra i tregoni gjithçka nëna qetëson veten duke menduarse do t’ju ketë gjithmonë nën kontroll. Dëshiron që të jetë në dijeni të çdo gjëje që ju bëni. Gjë që mund të shkaktojë një ankth të fortë tek disa njerëz. Kjo është vetëm e vetëm një mënyrë për të mbrojtur lidhjen nga ana e saj. Disa njerëz nuk pranojnë që fëmija të ketë ndonjë sekret me ta. Përveç kësaj, ndonjëherë kundërveprojnë duke hedhur mbi ta edhe problemet e tyre që nga ana tjetër shkakton dhe mbingarkesë, ky ështe dhe qëllimi i tyre!
Ekzistojnë disa situata në të cilat një nënë mund të ndërhyjë ndërkohë ajo që duhet të lejojë që fëmija të bëjë atë që beson, duke e orintuar sigurisht! Ai që duhet të vendosë eshtë vetë fëmija. Sidomos pasi është rritur e madje mund të jetojë në një shtëpi tjetër! Nëna duhet të jetë e gatshme të ndihmojë, kur t’i kerkohet ndihmë. Shumë fëmijë janë shkatërruar nga injeksioni i nënës pra ndërhyrja e saj vend e pavend. Kjo për shkak se që kur ata ishin të vegjël, mamaja gjithmonë ka nërhyrë në zgjedhjet e tyre dhe marrjen e përgjegjësive. Psh.duhet të vishesh kështu, apo duhet të zgjedhësh këtë dhe jo atë, duhet të rrish me këtë shok apo shoqe ose duhet të ndjekësh këtë fakultet se tjetri nuk është i vlefshëm, duke mos i marrë fare parasysh nevojat e dëshirat e fëmijës së tyre!
Nuk duhet të themi e të mendojmë se nëna është e detyruar të jetë mirë në çdo kohë si fizikisht edhe menderisht, kjo është diçka që nuk ndodh por duhet të bëjnë shumë kujdes kur e njoftojnë fëmijën e tyre për shëndetin e tyre të keq.
Nuk është e thënë që një fëmijë të ketë forcë të mjaftueshme për t’u kujdesur për të pa telashe.
Për më tepër, janë disa nëna që ia kërkojnë këtë fëmijës si këmbim për dashurinë dhe kujdesin që kanë dhënë në të shkuarën për fëmijën. Kjo eshtë shumë e padrejtë. Këtë e bëjnë për të tërhequr vëmendjen, duke përdorur në fakt dhimbjen e tyre.
Dashuria e nënës dhe fëmijës është e pakushtëzuar, është më e madhja dashuri midis krijesave dhe asnjëra prej palëve nuk duhet ta kushtëzoj. Nuk duhet kthyer me interes e detyrim, as nuk duhet dhënë me atë qëllim!
Kush jep dashuri, në kushte normale në këtë marrëdhënie, pra nëna për fëmijën e bën pa mendimin se dikush duhet t’ja kthejë, aq më tepër ta detyrojë femijën t’ja kthejë.
Në këto kushte nuk është më dashuri por detyrë!
Përgatiti: Blerina Memaj

LEAVE A REPLY