Kur perandorja austriake shëtiste nëpër rrugët e Vjenës e mbuluar; kush e pagoi?

0

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz tha se “gratë në Sarajevë dhe Prishtinë paguhen që të mbuluara plotësisht të dalin në rrugë”. Deklarata e tij u prit me entuziazëm të madh në qarqet serbomëdha në rajon.

Disa media vendase ju bashkuam fushatës anti-hixhab, të cilat panë mundësinë për të përhapur pikëpamjet e tyre ksenofobe mbi arabët dhe kodin e veshjes islame.

Në foton që po ia bashkangjisim këtij teksti mund të shihni Perandorin austriak Karlo i cili në shoqërinë e gruas së tij plotësisht të mbuluar, Zita dhe djalin e tyre ecin nëpër Vjenë.

Fotografia u shkrep në vitin 1916. Jemi shumë kurioz të dijmë se si do ta komentonte ministri austriak Kurz këtë fotografi?

A do të akuzonte gruan e Perandorit austriak për atë që akuzoi gratë boshnjake dhe ato kosovare?

Fotoja tregon se edhe gratë e tjera në paradë, përveç perandores Zita, janë të mbuluara plotësisht.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.