Cila është kompania me reklama më strategjike, gjetjet dhe idetë më gjeniale të marketingut dhe një ndër më të suksesshmet në botë? Kompani e cila arrinë të promovojë veten përmes klientëve të tyre madje edhe pa i paguar me as një kacidhe? Kompani e cila shpesh hap debate qoftë për skandalin e taksave në UK, qoftë për përzgjedhjen e punëtorëve analfabetë që gjasme nuk dijnë të shkruajnë as emrat siç duhen në gotat e kartonit.

Këtë vjeshtë, fill më 1 nëntor, u promovua videoja e fushatës së rradhës nga kompania e mirënjohur e kafesë Starbucks, e cila si gjithmonë ka nxitur debat siç ndodh rëndomti që prej 20 vjetësh. Në video, në dy sekuenca të ndryshme shfaqen dy çifte femrash: të parat zbukurojnë së bashku pemën e vitit të ri (që nga ngjyra, tiparet- ndoshta dhe mosha- duket qartë se nuk kanë lidhje familjare) dhe çifti i dytë shfaqet në një afrim për t’u puthur mbetur në tentativë.
Qenë pikërisht ato dy duar të bashkuara në gotën prej kartoni që nxitën debat publik, madje më shumë se sa vetë video në fjalë, sidomos pas publikimit të një artikulli në BuzzFeed ku nga shumica e komentuesëve u cilësuan si gota totalisht gay.
Portali The Blaze është kritikuar si konservator duke qenë se e ka cilësuar fushatën si “propagandë gay” dhe gjithashtu ka sjellur dhe fakte nga vetë profili zyrtar i Starbucksit në Tëitter i cili në një kthim përgjigjeje ndaj një komentuesi nuk e ka mohuar faktin duke u shprehur: “Na vjen mirë që ju ka pëlqyer fushata jonë e re!” Nga ana tjetër portali Fox News ka shprehur qartë se duart “androgjene” promovojnë haptazi lezbianizmin.
Ndërsa në një letër dërguar The Times, Starbucks me një përgjigje strategjike, nga frika për mos humbur klientelën për këtë vjeshtë dhe dimër e ndoshta dhe përgjithmonë, është shprehur se e ka lënë në dorë të klientëve ta interpretojnë si të duan fushatën.
Sanja Gould një zëdhënëse e kompanisë ka thënë se fuashata e këtij fundviti ka si qëllim festimin e dashurisë, pavarsisht se çfarë dhe kush janë të dashurit tanë. “Ne qëllimisht i kemi dizenjuar gotat tona kartoni ashtu, në mënyrë që klienti ta interpretojë fushatën si të dojë e vetë dhe gjithësecili të gjejë veten” u shpeh ajo.
Përse i duhet kushtuar vëmendje një fushate të thjeshtë, një “copë” gote dhe dy palë duarve? Teoricienët e dual-code (kodit të dyfishtë) shpjegojnë rëndësinë që kanë imazhe të caktuara që pastaj kthehen në kode dhe depozitohen në memorien afatgjatë dhe në të nënvetëdijshmen tonë. “Ndërsa fjalët “mund” të përkthehen në kujtime, imazhet “do të kthehen me patjetër” në kujtime automatikisht. “ shprehet Paivio sipas së cilit kjo është dhe arsyeja përse figurat, pikturat, fotografitë dhe imazhet në përgjithësi mbahen mend më mirë dhe risillen në kujtesë më shpejtë se sa informacionet. E ç’ndodh pastaj kur këto imazhe risillen nëkujtesën tonë dhe qëndrojnë në nënvetëdijen tonë? Ato kthehen në diçka normale, prezente, aktuale dhe si të tillë janë më lehtë të pranueshme nga masa e gjërë. Kur thyhen disa parime, largohen disa vlera atëherë mëkati kthehet në fenomen ashtu siç e ka shpjeguar dhe filozofi islam Ibn Kajimi “Largoje atë të keqe që të vjen nëpër mend; nëse nuk e bën, ajo do të kthehet në një mendim, ndaj largoje atë mendim; nëse nuk e bën, atëherë ajo do të bëhet një dëshirë, ndaj luftojë atë; nëse nuk e bën, atëherë ajo do të shndërrohet në një qëllim dhe pasion, e nëse nuk e largon, atëherë ajo do të kthehet në një veprim; nëse nuk i kundërvihesh shpejt me një veprim të kundërt, atëherë ajo do të bëhet një zakon, e atëherë do ta kesh të vështirë të largohesh prej saj.”
©Muslimania.al

LEAVE A REPLY