Në foto: Dy përsona; njëri duke lexuar në një Kindle, ndërsa tjetri duke lexuar një gazetë tradicionale në letër. Brian Snyder/Reuters

Do të preferonit të lexoni në letër apo në një ekran plazme? Kjo është dilema me të cilën përballët të apasionuarit pas librit tani që leximi elektronik është bërë mjaft popullor. Ka rezultuar se proceset nëpër të cilat kalon truri gjatë leximit dixhital janë shumë të ndryshme.

Manoush Zoromodi, redaktor dhe drejtues i WNYC’s New Tech City, kujton një bisedë me Mike Rosenwald të Washington Post, i cili ka bërë kërkime mbi efektet e të lexuarit në ekran. “Ai – ashtu si unë – zbuloi se kur ulet për të lexuar një libër në ekran, truri i tij shpërqendrohej nëpër faqe, e nuk arrinte të qetësohej. Ai po e trajtonte librin digjital njësoj si leximin e postimeve në Twitter,” tha ajo.

Në fakt, shkenca e neurologjisë ka treguar se njerëzit përdorin pjesë të ndryshme të trurit kur lexojnë nga një copë letër ose nga një ekran. Sa më shumë lexoni në ekran, aq më shumë truri juaj zhvendoset drejt leximit jo linear – praktika që përfshijnë ndërrimin e faqes në ekran apo hutimin me gjerat rreth faqes së uebit.

“E quajnë truri i “i mësuar me dy modalitete”, thotë Zoromodi. “Problemi është se shumë prej nesh janë përshtatur mjaft mirë me leximin online. Dhe nëse ju nuk e përdorni pjesën e trurit tuaj përgjegjës për “leximin e thellë”, do ta humbisni atë pjesë të trurit.”

Po çfarë është “leximi i thellë?” Është përqendrimi që arrijmë kur duam ta “zhysim vetën në një roman apo kur lexojmë një dokument me rëndësi,” thotë Zoromodi. Kjo pjesë përdor leximin linear afatgjatë, i cili zakonisht nuk përdorët gjatë leximit në ekran. “Tekstet e rëndësishme që duam vërtetë t’i kuptojmë kërkojnë një lexim të thellë, gjë të cilën nuk e bëjmë në internet.”

Leximi linear dhe shpërqendrimi dixhital kanë tërhequr vëmendjen e akademikëve si Maryanne Wolf, drejtoreshë e Qendrës për Leximin dhe Kërkimet për Gjuhën pranë Universitetit Tufts.

“Nuk kam frikë se do të bëhemi budallenj për shkak të internetit” – thotë  Wolf – “por shqetësohem se nuk do të përdorim procesin e rëndësishëm të leximit të thellë sepse na jepen shumë stimulime. Ky mendoj se është thelbi i problemit.”

Për ta mbajtur gjallë pjesën e trurit që përgjigjet për leximin e thellë, Zoromodi thotë se studiuesit si Wolf këshillojnë që të ndajmë çdo ditë ca kohë për leximin e thellë në letër.

Wolf thotë se tani që fëmijët po rriten me ekrane dixhitale është shumë e rëndësishme që mësuesit dhe prindërit të sigurohen që fëmijët të largohen për pak kohë nga leximi i shpërqendruar. Të rriturit duhet të sigurohen që fëmijët të praktikojnë gjithashtu edhe leximin e thellë, leximin e avashtë të lidhur me leximin e librave në letër.

“Mendoj se një ditë provat do të na tregojnë se kemi të bëjmë me një tru të mbrehtë të ““mësuar me dy modalitete”, thotë Wolf. “Kjo do të kërkojë urtësi nga ana jonë.”

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY