Çfarë të lexoni dhe çfarë të evitoni

Librat na shpëtojnë nga ankthi, janë antidotët perfektë. Nuk e themi vetëm ne, e thotë shkenca dhe mbi të gjitha e thonë ata që e kanë provuar vetë ç’do të thotë të jetosh çdo ditë me ankth dhe prag depresioni.

Shkrimtari Matt Haig, në një artikull të detajuar në “Telegraph“, ka treguar historinë e jetës së tij. Në moshën 24-vjeçare u bë pre e një depresioni të rëndë. Çdo gjë në jetën e tij dukej sikur shkonte mirë, derisa një ditë, papritur, çdo gjë ndryshoi. Në pak ditë, u diagnostikua me depresion.

I mbytur në dëshpërim, iu dorëzua mjekësisë. Por ishte e dashura e tij që nuk e braktisi, përkundrazi në ato kohë të errëta e nxiti të niste të lexonte.

Mori një libër që e dinte përmendësh, aq shpesh e kishte lexuar gjatë adoleshencës. Në fillim e kishte shumë të vështirë të përqendrohej, por faqe pas faqeje, me këmbëngulje dhe pa u dorëzuar, barrierat që i dukej sikur i kishin zënë rrugën filluan të bien. Ose, mbase, Matt po mësonte të kapërcente më lart, më shumë….

Mendimi i ekspertëve: Ekspertët bien të gjithë dakord se librat ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe depresionit. Të urtët, filozofët, sipas tyre, ndihmojnë pasi të ndërgjegjësojnë mbi situatën në të cilën gjendesh, por nuk mund të të ndihmojnë të ndryshosh gjendjen emocionale. Këtë e bëjnë shumë mirë romanet.

Librat që duhen lexuar: Ka libra që të ndihmojnë dhe ata që duhen evituar. Në kategorinë e parë janë së pari librat që ju vetë e kuptoni se ndihmojnë. Mund të jetë ai libri që për vite të tëra e lexonit thuajse çdo vit. Kthejuni atij, nuk ka rëndësi për çfarë flet. Fakti që e keni lexuar aq shumë e ka një arsye.

Libra të tjerë që mund të lexoni janë  “Ha, lutu dashuro”. Është libri perfekt për “braktis gjithçka dhe ik”. Protagonistja e librit, Liz, nisët në një udhëtim nëpër botë dhe brenda vetes.

“Sekreti” – mund të të pëlqejë ose jo, kjo nuk ka rëndësi. “Sekreti” është të të mbushë me energji pozitive.

Të gjithë librat me ilustrime. Ç’të keqe ka të kthehesh edhe një herë në fëmijëri?

Librat që duhen evituar: Nëse ankthi po jua vështirëson jetën, larg librave të verdhë, me spiunazh. Për t’u evituar janë ekzistencialistët dhe filozofët, Sartri, Kafka, Kamy: pyetjet e tyre mbi jetën dhe ekzistencën e njeriut, në vend që t’ju ndihmojnë do të bëjnë të kundërtën./botimeshqip

Përgatiti: Elona Qose

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.