Lifesum është aplikacioni suedez në format ditari. Është krijuar në 2008-ën dhe deri më sot shënon rreth 6 milion antarë dhe rreth 500.000 përdorues mujor.

Aplikacioni shërben për të mbajtur shënim çdo ushqim që konsumoni gjatë ditës duke bere dhe një llogaritje në kalori të proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve. Gjithashtu në varësi të ushtrimeve fizike, dmth të llojit të ushtrimit dhe kohëzgjatjes së tij, llogarit edhe sasinë e kalorive të harxhuara.

Ditari është i personalizuar. Që në hapat e para për tu rregjistruar në këtë aplikacion shënon moshën, kilogramet si dhe objektivin personal të renies së peshës. Ndërkohë vetë aplikacioni të bën një llogaritje të maksimumit të kalorive ditore që duhet të konsumosh.

Lifesum propozon edhe katër dieta kryesore:

  1. Standartja

Djeta e balancuar e cila të lejon të konsumosh pa kufi fruta dhe zarzavate si dhe fruta deti. Nuk ka ndonjë limit por mjafton të mbash një balance të kalorive.

  1. Dieta 5 me 2

Kjo djetë të lejon të hash çfarë të duash përpos dy ditëve në javë. Dmth “agjëro” dy dite dhe ha 5 ditët e tjera.

  1. LCHF – Humb peshë duke konsumuar yndyra

Kjo djetë të lejon të konsumosh gjalp, vaj dhe kremra. Por jo buke apo brumra.

  1. Vetem proteina

Mundësoi trupit tënd dhe ushtrimeve fizike një djete të bilancuar me proteina

Aplikacioni është i përshtatur për çfarë do lloj celulari android si dhe tableta

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.