Lodrat që duhen zgjedhur për fëmijët nga mosha 3 muajsh deri në 3 vjeç, sipas prindërve minimalist, janë lodrat prej druri. Përveçse janë jotoksike dhe rrespektojnë normat e ambientit (duke qenë druri material i reciklueshëm ) janë gjithashtu nxitëse për kreativitetin e fëmijëve. Mund të zgjasin për shumë vite madje mund të trashëgohen pas shumë gjeneratash. Mafton të pastrohen herë pas herë me një leckë dhe një solucion për drurin ose thjeshtë me uthull.

Struktura molekulare për shkencëtarët e ardhshëm

Ju duket si diçka e mërzitshme? Në fakt natyra fleksible e saj bën që fëmijët të kënaqen duke e lëvizur, gjuajtur si top apo duke shtyrë.

Lodra në formë kafshe që mund të tërhiqen

Fëmijët kanë i duan shumë sendet që mund të tërhiqen aq më tepër nëse përsonifikojnë një kafshë e cila mund të shndërrohet nga një kafshë e egër në një kafshë shtëpie. Kjo lloj lodre nxit dhe aktivitetin fizik duke e shtyrë fëmijën të ecë nëpër të gjithë shtëpinë duke kaluar dhe “pengesa” gjatë rrugës.

Formësues

Wshtë një lodër interesante që nxit imagjinatën dhe kreativitetin nisur nga dëshira për t’i dhënë formë lodrës.

 

Kupat e ndërtimit

Një lodër klasike që nxit gjithashtu kreativitetin dhe mund të zëvëndësojë Legot plastike. Mund të përdoren për të mësuar ngjyrat, gërmat apo numrat.

Të mësosh radhën

Këto rathët shumëngjyrësh mund të nxisin aftësinë për të dalluar madhësitë dhe radhën e objekteve.

Lepurushi që lëviz

Përveçse t’i gjuajnë apo t’i tërheqin lodrat, fëmijët kënaqen edhe kur i shtyjnë ato. Mund të ngjyroset apo personalizohet duke shkruar emrin e fëmijës.

LEAVE A REPLY