Me datë  25 maj u organizua edicioni dytë i Seminarit Motivues “Gruaja në Karrierë ”  me në qendë GRUAN, rolin dhe rëndësinë e saj në aspektin profesional.

Ky edicion i dytë  erdhi me një mori folësesh motivuese, të cilat janë figura publike të arrira profesionalisht, që  ndanë përvojat e tyre me pjesë marrësit, duke ofruar çaste mbresëlënëse dhe emocione pafund. E veçanta e seminarit gjithashtu ishte dhe fakti se të ardhurat e mbledhura për pjesmarrje do të shkojnë  për çështje bamirësie.

Seminari u moderua nga ideatorja dhe organizatorja znj. Armira Lazaj- Pedagoge, trainuese dhe aktiviste shoqërisë civile.

Në këtë seminar pati të ftuara, personalitete të njohura të medias dhe biznesit, por jo vetëm. Ndër to ishte pjesmarrëse si folëse motivuese edhe Brixhida Muça.

“Pas daljes time në  një program televeziv shumë të njohur dhe shumë të ndjekur, më vjen një ftesë si e përzgjedhur për të marrë pjesë në seminarin mes disa femrave të njohura.

E pranova ftesën, mbi të gjitha, sepse qëllimi ishte aq fisnik: të motivohen të rinjtë dhe studentët e sotëm të cilët duken të  gjithë të demoralizuar për të ardhmen. Pra, duke ofruar disa shembuj motivues dhe rolmodel për t’u marrë nxiten dhe inkurajohen për shpresa në të ardhmen. Ndër të  tjera më nxiti edhe fakti se të ardhurat e seminarit do të shkonin për një nisëm bamirësie në mbështetje të njerëzve në nevojë siç është dhe projekti “Shqiptarët për shqiptarët”, shprehet ajo

Mund t’ju interesoje edhe artikulli:

Forca e një nënë besimtare; historia që përlot

Gjatë fjalimit të saj, Brixhida foli për përqafimin e islamit, mbi mbulesën islame, sfidat e ndryshme që shoqëruan këtë vendim. Gjithashtu, ndau me pjesmarrësit edhe eksperienca nga jeta e saj studentore, si dhe sprovën e saj me djalin, se si e ka përjetuar dhe administruar situatën falë besimit të saj.

“Mesazhi im u përqëndrua tek fakti se “sfidat në jetë shërbejnë për të  nxjerrë mësime, për të na bërë me të mirë. Ne duhet të pranojmë sprovat duke e jetuar jetën në çdo aspekt. Besimi në Zot është forcë motivuese për të kuptuar dhe vazhduar jetën në paqe me çka sjellë ajo duke mos u dorëzuar. Gjithashtu të informohesh për sfidën që ke është e rëndësishme sepse do të duhet të kuptosh e të veprosh më mirë me atë çka përballesh.” tregon Brixhida për Muslimania.al

Nada Dosti

Nada Dosti

Autorja është themeluesja e Muslimania.al
Nada Dosti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.