Marie Curie studjonte fshehurazi atëherë kur dija për femrat ishte e ndaluar

0

Marie Curie është shkencëtarja e parë femër që ka thyer tabutë duke fituar dy çmime Nobel, një në fizikë dhe një në kimi.

Në kohën e saj, në Poloninë e viteve 1800, e cila ishte nën kontrollin e fuqive të Rusisë, Prusisë dhe Austrisë,  arsimi i lartë ka qenë i kufizuar në përgjithësi dhe i ndaluar për femrat në veçanti.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë nga shkollimi. Ajo frekuentoi fshehurazi atë që quhej “Universiteti Fluturues”, sepse ishte një formë lëvizëse nga njëra shtëpi në tjetrën. Bëhet fjalë për një lloj organizimi prej arsimtarësh dhe filozofësh polakë që mbanin ligjërata për një grup studentësh meshkuj dhe femra.

LEAVE A REPLY