nga Jess Cartner-Morley

Kur dikur minifundi u mbrojtur si një deklaratë feministe për shkak të mesazhit të saj të çlirimit, tani një fund i gjatë është shihet si simbol i një gruaje që nuk ndjen nevojë për ta bërë trupin e saj pikëreferimi për identitetin e saj.

A ndihesh më mirë me rroba të gjata dhe të gjëra? Nëse je duke lëxuar këtë shkrim me siguri që po. Moda e vitit 2017 është dukshëm më e përmbajtur se e viteve të kaluara. Fundet apo palltot kanë kaluar nga disa centrimetra poshtë gjurit deri në disa centrimetra mbi nyje. Një jakë e mbërthyer deri në grykë është kthyer në normë. Fustanet për festa janë kthyer në bluza të gjëra me mëngë të gjata nga fustanet tipike me dekolte dhe mëngë zhapone. Thënë shkurt, si një person i angazhuar me modën si puna ime jam shndërruar në një kuratore modestie.

Kur Victoria Beckham prezantoi koleksionin e saj “modë shtëpie”, pak a shumë  një dekadë më parë, i la pas të gjithë stilistët e kohës. Që atëherë veshjet e saj – një nga më të fotografuarat dhe më me ndikim në botë – janë evoluar në veshje që nxjerrin jashtë vetëm kyçet e këmbës. Rrobat e saj tashmë janë të lirshme dhe të gjëra, duke fshehur format si dhe linjat e trupit. Ndërkohë, në Paris fashion Week, firmatot nga Valentino kanë ushtruar një ndikim të fuqishëm të ngadalshëm në modën e pesë viteve të fundit. Rroba të gjata, të lëngëta, me një copë të hollë që lëkundet në trup, por nuk ngjitet duke lënë këshu një siluetë romantike përrallore.

Është intriguese të vëresh gjithë këtë zhvendosje të jashtëzakonshme drejt modestisë e cila po ndodh në të njëjtën kohë kur moda, e cila synon shprehimisht gratë që vishen modeste për arsye fetare ose kulturore, po shndërrohet në një biznes të madh. Dolce & Gabbana tani shet abaya. Nikestocks shet hixhabe për atletët femra. Në pothuajse çdo javë të modës botërore, estetika e modës mbizotëruese ka lëvizur drejt vijave më të gjata, të gjëra, mbërthyer gjer në grykë dhe pëlhura më voluminoze.

Të ketë vallë ndonjë lidhje veshja modeste si çështje kulturore me trendin e modës të veshjeve modeste? Në një kohë të tensioneve të mëdha se si një shoqëri multikulturore mund të jetojë në harmoni, moda po eksperimenton me estetikën e gruas së mbuluar, e cila vetë është bërë një lloj stenografie vizuale për Islamin.

Moda reflekton botën rreth saj, dhe gratë që vishen modeste janë shumë të dukshme si në rrugët e qyteteve moderne dhe në imazhet e medias. Cilado qoftë origjina e saj, modestia është e pranishme kudo sot.  Kur dikur minifundi u mbrojtur si një deklaratë feministe për shkak të mesazhit të saj të çlirimit, tani një fund i gjatë është shihet si simbol i një gruaje që nuk ndjen nevojë për ta bërë trupin e saj pikëreferimi për identitetin e saj.

Çështja e zgjedhjes individuale fshihet në çdo diskutim të fuqizimit të femrave dhe veshjes modeste. Rrobat mund të shprehin ato vlera që një shoqërisë sheh tek gratë. Këto gjykime ekzistojnë kudo, qofshin të përcaktuara qartë ose jo.

Moda, si gjithnjë, po reflekton botën rreth saj, për mirë ose për keq.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY