Nga Jessica Valenti

Një nga mitet më të rrezikshme tregon se të kesh fëmijë të pengon të bësh karrierë. Grave u imponohet shpeshherë që të zgjedhin mes fëmijëve apo karrierës ose përndryshe “do na duhet që vitet më me propsperitet të karrierës tonë t’i kalojmë duke bërë akrobaci në artin e baraspeshës.”

Për ato që nuk janë të interesuara në performanca cirku duhet të jenë të vetëdijshme se nuk është mëmësia apo fëmijët që e pengojnë një grua të bëjë karrierë por meshkujt të cilët refuzojnë të luajnë rolin e tyre si prind. Nëse baballarët do të bënin pjesën e tyre të punëve që u takon në shtëpi atëherë do të kishim femra më të suksesshme aq sa as vetë ne nuk mund ta imagjinojmë. Por para se të shkojmë deri atje duhet të ndalemi së quajturi punën e gruas si një çështje që kërkon balancë mes saj dhe familjes por të flasim më shumë se si lënia pas dore, ose mos angazhimi absolut nga ana e burrave e bën të vështirë që gratë të korrin sukses. Sipas statistikave meshkujt shpenzojnë vetëm 8 orë kohë në javë duke u kujdesur për fëmijët ose ndryshe tre herë më shumë se sa në vitet 60-të (edhe pse tek këto lloj statistikash duhet të marrim parasysh se të kalosh kohë me fëmijët nuk do të thotë domosdoshmërisht të kujdesesh për to por nënkupton edhe thjeshtë të rrish me to).

Fakti që burrat harxhojnë më shumë kohë duke u kujdesur për fëmijët s’do të thotë se shpenzojnë kohë të mjaftueshme. Prap se prapë gratë shpenzojnë dyfishin pra 14 orë në javë duke marrë parasysh dhe faktin se koha e kaluar me to është shumëfish me produktive: burrat shpeshherë zgjedhin të bëjnë aktivitete pasive si psh. te shohin televizor, të luajnë por jo të kujdesen për to pra t’i lajnë, t’i ndërrojnë, t’i përgatisin për shkollë, të bëjnë gati mëngjesin apo drekën me vete etj.  Nga ana tjetër gratë i bëjnë të gjitha këto dhe janë nën shërbimin e vazhdueshëm të domosdoshmërive të fëmijëve se sa të argëtimit të tyre. Pa u ndalur pastaj tek fakti se sa kohë shpenzojnë gratë në dobi të kësaj përkujdesjeje si psh: hekurosja e rrobave të fëmijëve, zgjedhja e tyre…vetëm më thoni pak sa baballar njihni që dijnë përmasat për veshje apo numrin e këmbës të fëmijëve të tyre?

Puna e padukshme. Kjo lloj punë në të shumtën e rasteve i bie si përgjegjësi grave dhe nuk përmendet kurrë impakti që ka në mungesën e kreativitetit në punë. Imagjinoni sikur gratë në vend të kokës së mbushur me list gjërash për të bërë e për të blerë takimesh tek doktori apo dentisti, të kishim hapësirë në mendjen e tyre për kreativitet dhe pasion për punën. Për nënat vetë koha për të menduari është lluks.

Nga ana tjetër duhet të marrim parasysh se kur burrat kanë kohë të lirë e kalojnë atë larg shtëpisë, për të lexuar, për të takuar miq etj. gjë që çon në një performancë më të mirë në punë dhe si rrjedhojë nxit më shumë sukses dhe arritje. Ndërsa gratë dhe kohën e tyre të lirë e kalojnë nën shërbimin e shtëpisë dhe familjes dhe kurrë për relaks.

Pa marr pastaj parasysh barriera diskriminuese në politikat e punësimit: gratë e martuara ose me fëmijë kanë më pak shanse të punësohen për shkak të paragjykimit se nuk do jenë në gjendje të bëjnë punë ekstra apo do duhet të marrin leje lindje apo leje për raste urgjence dhe si pasojë edhe rroga bie për shkak të mungesës së bonusave apo orëve të hequra.

Sipas një studimi të vitit 2017 tregon se hendeku i rrogave midis meshkujve dhe femrave është tërësisht i lidhur jo me moshën apo kualifikimet por me mëmësinë, nga ana tjetër po në të njëjtin studim tregohet se meshkujt fitojnë më shumë para kur bëhen baballarë falë statusit të kryefamiljarit i cili është shtylla kryesore e ekonomisë së familjes.

Shumica e justifikimeve vijnë në formën: “Eh po sepse është vetë faji i grave sepse janë të fiksuara pas përkujdesjes së familjes!” Ju betohem se nuk është ndonjë qejf i madh t’i kapësh flokët fëmijës që mos të shkojë me paraqitje të çregullt në shkollë (që gjithsesi po ajo do të akuzohej si nënë e keqë që nuk kujdeset për flokët e vajzës), apo t’i presësh thonjtë fëmijës që mos të marri apo tejçojë mikrobe në një ambient publik. Arsyeja përse gratë janë më të angazhuara me përgjegjësitë e tyre është se  e dijnë që burrat e tyre nuk merren kurrë me këto lloj obligimesh prindërore dhe në mungesë të angazhimit të tyre gratë e marrin mbi shpatulla këtë lloj përgjegjësie.

Ne duhet të ndërgjegjësohemi së gratë kanë më shumë përgjegjësi në familje sepse vetë duam t’i marrim përsipër ato. Kemi më shumë përgjegjësi sepse pritshmëritë ndaj nesh janë më të larta, sepse nëse nuk i marrim përsipër atëherë do të kritikohemi dhe sepse është shumë e vështirë të gjesh një partner, apo ta edukosh partnerin aktual që të marri përsipër pjesën e vetë të përgjegjësisë duke bërë punë në mënyrë të barabartë.

Ndaj dhe mjaft më me thënien se mëmësia pengon karrierën e grave, nuk është prindërimi si institucion që pengon në ecjen përpara në punë. Nëse s’ka barazi në punët e shtëpisë ta harrojmë atë në vendet e punës. Nuk është se gratë nuk arrijnë të ruajnë dot balancat por sepse meshkujt nuk kontribojnë në këtë barazpeshë.

Përshtati : Nada Dosti

 

LEAVE A REPLY