Pastro kuzhinen, vendos lavatriçen, hekuros, kontrollo facebook-un…
Këto janë vetëm disa prej mendimeve që vlojnë në mendjen time sapo ulem në tavolinën e punës. Të qënurit nje mama që punon prej shtëpisë nuk është shaka dhe nëse nuk je e disiplinuar do jesh gjithmonë e përndjekur nga stresi, ankthi dhe gjithmonë një hap pas me punën.
Këto mënyra do t’ ju ndihmojnë dhe do t’jua lehtësojnë jetën!

1. Kërko dhe prano ndihmë. Nëse mund ta lejosh një shpenzim ekstra, mund të punësosh dikë disa orë në javë për të të ndihmuar në pastrimin e shtëpisë ose për të marrë fëmijët nga shkolla/kursi. Mos hezito të kërkosh ndihmën e familjarëve, sado e vogël qoftë do të jetë gjithmonë lehtësim për ty.
2. Ndiq një rutinë strikte. Vendos rregulla në rutinën e përditshme, për ty dhe fëmijët, krijoni zakone, duke ndjekur nje orar dhe plan të caktuar çdo ditë, kjo do të të ndihmojë që të ndjekësh ritmin dhe ta menaxhosh më mirë kohën.
3. Bëj një dush në mëngjes. Merr dozën e parë të energjisë duke u kujdesur për veten, pavarsisht se do jesh në shtëpi, vishu sikur do duhej të shkoje në punë, kjo do të sjellë dhe dëshirën për të punuar.
4. Krijo këndin tënd të punës, të rehatshëm, por jo aq sa të të kujtojë gjumin. Zgjidh një kënd të ndriçuar dhe të këndshëm për sytë e tu.
5. Ndrysho ambjent herë pas here për mos t’i lënë vend monotonisë. Ky ambjent mund të jetë ose në shtëpi, ose ne ambjente të qeta jashtë saj, si kafe-librari përshembull, që të stimulojnë dhe të lejojnë të fokusohesh.
6. Përdor kohën e gjumit dhe pushimit të drekës së fëmijëve në maksimum. Shijo qetësinë përpara stuhisë për të përfunduar ato pjesë të punës që duan me shumë përqëndrim dhe impenjim.
7. Koha për punë është vetëm për punë. Pavarsisht se do doje të kishe përfunduar së hekurosuri gjithë malin e rrobave që ke larë, mos vrapo të bësh këtë nëse do të bëhej pengesë që të përmbushje qëllimet e tua për ditën e punës.
8. Merr një moment pushimi. Eshtë normale që ke luhatjet e tua, të humorit dhe të dëshirës për të punuar. Merr kohë të gjesh motivim, merr frymë thellë dhe rishiko planin tënd .
9. Vendos pritshmëri reale me punëdhënësin. Tregoji situatën tënde reale dhe organizoni bashkë me të një plan real sesa mund të realizosh ti, duke marrë parasysh dhe impenjimin në familje.
10. Për të krijuar besimin me punëdhënësin mos merr përsipër angazhime dhe punë që nuk do i përfundosh dot. Kjo është më e mira për të dyja palët
11. Komuniko. Nuk ke lehtësinë dhe kënaqësine për të takuar kolegët ballë për ballë, por gjithsesi komunikoni, shkruani email, sms për çdo gjë të rëndësishme ose jo, trego se je e pranishme me kontributin tënd si me punë dhe me ide.

Të punosh nga shtëpia dhe të jesh mama, absolutisht ka vështirësitë e saja por pa dyshim të ofron komoditete dhe përfitime shumë më të mëdha, kohën me familjen dhe fëmijët e tu. Krijoni rutinën tuaj dhe të familjes tuaj dhe shijoni në maksimum kohën duke punuar në shtëpi.

Punë të mbarë!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.