Më tepër vëmëndje ndaj mënyrës si ne vetë i trajtojmë vajzat e kthyera në islam. Thirje për të mos i ‘sulmuar’.

Për të gjitha ato vajza që kanë zgjedhur ti përkasin besimit islam, praktikimi i tij është një përpjekje e vazhdueshme për të respektuar kufijtë e fesë.

Ndonëse edhe secila prej nesh ka ecur në këtë rrugë, duket sikur e harron këtë. Shqetësimi ynë parashtrohen që në një pyetje të thjshtë:

A je menduar dy herë para se t’i japësh fetva shoqes tënde e cila sapo ka pranuar fenë? Mos harro se ajo të cilën ti po sulmon (me ligjërata nga youtube për nikabin, për ndalimin e shoqërimit me meshkuj, për ndalimin e fotografisë dhe muzikës) me siguri do jetë duke u përpjekur me mish e me shpirt që të respektojë kohët e namazit. Ndërsa ti e bombardon me mijëra gjëra të tjera që janë të domosdoshme por jo të nevojshme për momentin.

Ndodh shpesh herë që të dëgjojmë vajza besimtare të bëjnë komente si:

“Tatuazhet janë haram”, “Rrobat e xhahilëve janë haram”, “Akoma pa hixhab ti? Po është farz motër!”

A jemi dakord me shprehjet e mësipërme? Të gjitha qëndrojnë dhe janë fetarisht të sakta, por mos harrojmë se ato që sapo kanë pranuar fenë dhe një krahasim i vlefshëm mbetet gjithmonë ai se ato janë si një i porsalindur që vjen në një botë të re. Çdo hap është një përpjekje më vete derisa të ambientohen me mënyrën e re të jetesës.

Nëse ne vazhdojmë vetëm me ndalesa duke i vënë në shënjestër 24 orë në 24 dhe 7 ditë në javë,  atëherë mund të krijojmë efektin e kundërt: braktisjen. Po, ato do të braktisin besimin sepse nuk do kenë më guximin dhe as motivim të përpiqen. Na ka rastisur të kemi pasur opinione nga këto vajza që na kanë vënë në vështirësi për një përgjigje të duhur ndaj shqetësimit të tyre.

Feja nuk duhet të vijë si diçka e vështirë. Nuk duhet të synojmë tek kritikat dhe gjykimet gjithë kohën, por te këshillat e buta të cilat të afrojnë me  Zotin dhe jo që të largojnë ndaj Tij.

Sigurisht që zelli i fillimit është i mrekullueshëm: ajo ndjesia e të qenit e pastruar totalisht nga mëkatet e shkuara që të bën edhe më euforik për të ditur sa më shumë dhe për të praktikuar sa më shumë.

Mirëpo, kur fillojmë dhe përballemi me realitetin, aty fillon edhe sprova! Nga njëra anë duhet të përballen me familjen e cila në të shumtën e rasteve nuk e pret më gjithë qejf këtë ndryshim të ri e ndoshta drastik te fëmija e tyre. Nga një anë tjetër, shoqëria dhe njërëzit përreth. Por, nëse dhe në mesin e besimtareve e gjejnë veten të gjykuara dhe të sulmuara, atëherë kjo po që do jetë një sprovë shumë e madhe e ndoshta mund të çojë drejtë dilemës: a ishte vërtet ky vendimi i duhur?!

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY