Firma e veshjeve numër dy në botë H&M ka shfaqur në një video promovuese për sezonin e ri një vajzë me shami dhe kjo gjë ka hapur mjaft debat.

Disa thonë se moda është në kundërshtim me parimet e Islamit, mirëpo Idriss, vajza e mbuluar që shfaqet në rreklamën e H&M e kundërshton këtë gjë: “Shamia nuk është modë por ne mund t’a  përshtasim atë sipas shijeve dhe modës tonë, brenda kufijve kuptohet.. se në fund të fundit nuk duhet të harrojmë qëllimin dhe mesazhin kryesor të shamisë: modestinë!”

Mariam Veiszadeh, muslimane nga Australia tregon për CNN se “Duhet punuar akoma shumë. Femrat muslimane përballen me plotë sfida në industri të ndryshme.  Ato përballen me barriera të qelqta në fuqinë punëtore, por kur qëllon që të jenë edhe me ngjyrë atëherë barrierat janë konkrete.”

Ajo tregon se vajzat muslimane nuk ndihen të përfaqësuara nga ndonjë industri mode e caktuar. Ato nuk kanë nevojë që t’u thuhet: ja muslimane këto veshje janë për ju! Por ajo që ato kanë nevojë është që të trajtohen si çdo konsumator tjetër.

LEAVE A REPLY