Nëse pyesni veten për mënyrën më të mirë të mundshme për t’u folur fëmijëve tuaj për marrdhëniet atëherë ndiqni këtë këshillë që duhet të kthehet në një parim për familjen: flisjuni atyre për marrdhëniet ndërnjerëzore dhe ndjenjat. Kjo këshillë vlen sidomos për djemtë, flisjuni djemve tuaj për romancën. Ato ndjenjat e bukura të fluturave në bark, të biesh në dashuri, emocionet që të hutojnë dhe të shkundin të gjithë universin tënd. Flisjuni atyre për marrdhëniet e shëndosha, për respektin reciprok dhe ju lutem flisjuni atyre për kufijtë që duhen respektuar. T’i flasësh për seksin? Thjeshtë s’ka për të funksionuar.

Shumica e kurrikulave nëpër shkolla mbi edukatën seksuale përqendrohen tek metodat kontraceptive, parandalimi shtatzanisë, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Problemi është se këto programe nuk po iu përgjigjen pyetjeve që kanë fëmijët në lidhje me marrdhëniet në çift. Për mendimin tim këto lloj kurrikulash janë të dështuara sepse nuk po u përgjigjen nevojave të nxënësve për të ditur më shumë rreth ndjenjave dhe emocioneve dhe ndër të tjera i paragjykojnë shumë djemtë duke “i zhveshur” ata nga ana emocionale duke i targetuar ata si “e kane mendjen vetem tek një gjë”. Ndërkohë disa studime kanë zbuluar se meshkujve në atë moshë u intereson më së shumti lidhja midis një çifti dhe emocionet që e shoqërojnë këtë lidhje. Të gjithë na është fiksuar stereotipi i adoleshentëve të fiksuar pas seksit, por nuk është e vërtetë. Adoleshentët janë thjeshtë kuriozë të dinë për gjëra të reja dhe mbi të gjitha për emocionet e reja që fillojnë t’i kaplojnë papritmas.

“Do i marrin vesh të gjitha nga miqtë, televizori dhe interneti” është një shprehje shumë e gabuar që çon në fatalitete. Ai miku “ekspert” nga i ka marr kaq shumë informacione? Ose nga një më i madh ose nga interneti që të dyja burime shumë të dëmshme. Të rriturit (jo prindër) kanë të tjera koncepte në lidhje me marrdhëniet dhe çfarë do që mund t’i ketë thënë një adoleshenti nuk do ishte e përsshtatshme për moshën e adoleshentëve. Interneti ndërkohë përmes pornografisë promovon marrdhënie jo të shëndosha, të shoqëruara me dhunë, perversitete, mungesë respekti reciprok etj. Mënyra më e mirë është që informacionet të merren nga prindërit, ndaj dhe ata në vend që të bëjnë “atë muhabetin” e famshëm duhet të bëjnë disa “muhabete”. Të gjitha këto “muhabete” duhet të nisin me “Kur dy njerëz duhen fort…” dhe duhet të vazhojë me këshilla të tipit: nuk e lëndojnë kurrë njëri-tjetrin, e respektojnë njëri-tjetrin dhe duan më të mirën për njeri-tjetrin. Kur dy njerëz duhen fort…i njohin mirë kufijtë dhe i rrepsektojnë ato, nuk i detyrojnë të tjerët të bëjnë gjëra që nuk duan, nuk i poshtërojnë dhe as i vënë në pozita të vështira.

LEAVE A REPLY