Muffin me copëza çokollate dhe arra

0

 

Receta për mufin me copëza çokollate dhe arra

Përbërësit:

-3 kokrra vezë

-1 gotë sheqer

-200 ml pana

-100 ml vaj

-2 gota miell

-çokollatë fondente (të zezë)

-fruta të thata

– fryrës ëmbëlsirash (sodë)

-vanilie

Fillimisht hedhim vezët e më pas shtojmë sheqerin dhe i rrahim për 10 minuta në mikser. Më pas shtojmë panën dhe vajin dhe i përziejmë deri në përftimin e një mase homogjene. İ shtojmë miellin, fryrësin e ëmbëlirave dhe vaniljen dhe i miksojmë për 5 minuta derisa të kemi një trajtë kremoze. Në fund i shtojmë çokollatën dhe frutat e thata.

I fusim në furrën e ngrohur në 180 gradë dhe i pjekim për 15-20 minuta.

Këtë recetë e kemi gati për ta sirvirur brenda 40 minutave.

Ju beftë mirë!

LEAVE A REPLY