Sapo ka dalë në treg risia më e fundit nga shtëpia botuese Al-Iman dhe Khat Design Italy, Një axhendë planifikuese për muslimanet gjatë Ramzanit. Projekti ka lindur me qëllim që të ofrojë një mjet përkujtimi dhe të ndihmojë me organizimin e angazhimeve gjatë muajit të bekuar. Axhenda në fjalë është e dedikuar për femrat me një përmbajtje të veçantë për gratë, si kartela për të shënuar ditët e agjërimit që duhen rikuperuar, ide recetash për iftar dhe sugjerime të llojit “nga motra për motrën”..

Këhtu axhenda përmban edhe kalendarin e majit / qershorit 2019, pjesën 29 ditore të muajit të Ramazanit, disa vargje nga Kurani dhe Hadithe, informacion të hollësishëm dhe këshilla për muajin e Ramazanit dedikuar posaçërisht vajzave / grave dhe këshilla se si t’i përjetojnë këto ditë të bekuara.

Al-Iman Edizioni së bashku me Khat Design Italy kanë sjellë këtë ide gjeniale me përmbajtje të lehta për t’u kuptuar dhe kreativisht stimulojnë syrin e lexuesve për të shmangur ndjesinë e ç’orientimit që na kaplon të gjithëve këtë muaj pasi dëshirojmë të përfitojmë sa më shumë nga këto ditë mirëpo në të njëjtën kohë nuk duam të lëm pas dore angazhimet tona.

Po ju a po përgatiteni për muajin e Ramazanit? A e keni blerë një axhendë të gjashme apo planifikoni ta përpiloni një vetë?

Nëse dëshironi ndani me ne një planifikues të ngjashëm që të jetë shembuj dhe frymëzim për muslimanet e tjera.

Nada Dosti

Nada Dosti

Autorja është themeluesja e Muslimania.al
Nada Dosti

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.