Muslimania e parë që kandidoi në zgjedhjet e BE-së si përfaqësuese e Greqisë

0

Anna Stamou, muslimania e parë që kandidoi në zgjedhjet e BE-së si përfaqësuese e Greqisë

Ka mbaruar për Menaxhim Biznesi dhe punon si përgjegjëse për Marrëdhënien me Klientin për Muslim Association në Greqi, ndërsa bashkëshorti i saj është drejtori i kësaj shoqate. Përfshirja e saj në politikë nisi pas konvertimit të saj në islam. Ka lindur në një familje ortodokse, por shprehet se  përgjigjet për shumë pyetje i gjeti në islam.

“Ajo që më nxiti të përfshihem në jetën politike është dëshira ime për të bërë diçka për muslimanët në Greqi, që ata të kenë të drejta të përbashkëta më bashkëqytetarët e tjerë” shprehet ajo. Anna duket e vendosur që të përmisojë gjendjen e muslimanëve për t’u njohur dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qeverisë ndaj të drejtave të tyre.

Muslimanët përbëjnë gati  1.3 % të popullsisë në Greqi. Ndërkohë Athina është ndër kryeqytetet e vetme europiane ende pa një xhami dhe kjo është në krye të përparësive të Annës.

Në një intervistë për Al Jazeeran , Anna thotë se e shqetëson shumë debati rreth veshjes së femrave qoftë për shaminë qoftë për një palë pantallona të shkurtra.

“Të jem e sinqertë, përpara së të mbulohesha ndjeja keqardhje për femrat me shami dhe mendoja gjithmonë: “Oh, gra të gjora, janë të detyruara ta veshin atë”.

Shumë njerëz më pyesin përse e mbaj mbulesën edhe pse jetoj në Greqi dhe nuk jam e detyruar ta vesh. Më lodh kjo pyetje, e megjithatë jam e detyruar t’i përgjigjem. Njerëzit nuk e kuptojnë se çdokush ka të drejtën për ta shprehur veten në mënyrën që dëshiron.

Komentet ndaj veshjes së femrave më shqetësojnë në përgjithësi.

Shumë feministe anti-muslimane thonë se po të ishin në vendin tonë do të bënin ç’mos që ta zhduknin mbulesën. Thonë ashtu sepse nuk e kuptojnë se çfarë simbolizon mbulesa në vetvete. Përse nuk flasin për edukimin e femrës në vend që të merren me regjime autoritare? Përse çdo gjë sillet tek mënyra si vishemi?

Kur nisa të mësoja për islamin vendosa të praktikoja atë në tërësi dhe vendosa të mbulohesha. Në fakt isha me fat sepse atëherë kam qenë e vetëpunësuar dhe një person plot energji. Por ka shumë muslimane të tjera në Greqi të cilat hasin me vështirësi për të gjetur punë për shkak të mbulesës.

Këtu bëhet fjalë në fakt për debatin e të ashtuquajturiës botës perëndimore sipas të cilës problemet e femrës muslimane janë më të rëndësishme. Kur nga ana tjetër njerëz po vdesin rrugëve të Europës, ndërsa ne vazhdojmë e merremi me shaminë.

Anna gjithashtu është shumë aktive në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare si konferenca dhe seminare sidomos të realizuara në lidhje me çështjen e muslimanëve në Ballkan dhe Europë. Më së fundmi ka qenë pjesë e Konferencës së Parë Ballkanike me temën “Sfidat e Femrës Muslimane në Ballkan” organizuar më 14-16 tetor në Shkup nga shoqata Asociacioni për Afirmimin e Gruas në Maqedoni. Gjatë kumtesës së saj u shpreh se një ndër vështirësit që ne muslimanët hasim në integrimin tonë në shoqëri apo në arritjen e rezultateve konkrete dhe suksesit  është mungesa e bashkëpunimit mes nesh dhe mungesa e përkrahjes.

Përgatiti Nada Dosti

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY