Këshilltarja Aina Gamzatov dhe gruaja e Myftiut të Dagestanit,  dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm për kandidaturën e saj për presidente të Rusisë në komisionin zgjedhor rus.

Një kandidat i cili nuk emërohet nga një parti politike duhet të mbledhë së paku 300,000 nënshkrime, por nga secili rajon duhet të ketë së paku 7500 nënshkrime. Dihet që ajo nuk ka gjasa të fitojë edhe nëse e votojnë të gjithë 20 milione muslimanët e Rusisë, një vend me 140 milion njerëz. Mirëpo nga ana tjetër ajo do të dëmtojë imazhin e presidentit Putin, i cili nuk do të arrijë atë 146 përqindëshin e tij të famshëm nga mbarë republika. Megjithatë qëllimi i saj, përmes këtij kandidimi, është të përcjellë një imazh të muslimanes e cila jo vetëm është një nënë dhe bashkëshorte e cila kontribon për komunitetin e saj, por dhe një grua e edukuar, e arsimuar dhe e angazhuar me politikë.

Gamzatova ka lindur në vitin 1971 në qytetin Mahaçkala, qendrën administrative të republikës ruse të Dagestanit. Ajo është gazetare, shkrimtare, redaktore e revistës “Islam” dhe ka përfunduar filologjinë dhe fakultetin juridik. Udhëheq një grup të madh mediatik në kuadër të së cilës ka shtëpi mediale laike dhe fetare, dhe gjithashtu themeluesja e fondacionit humanitar Put.

Zgjedhjet presidenciale ruse janë planifikuar për  18 mars ndërsa fushata zyrtarisht filloi më 18 dhjetor. Komisioni Zgjedhor ka konfirmuar për momentin kandidaturën e ultranacionalistit Vladimir Zhirinjski, ndërkohë që kandidaturat e tyre i kanë paraqitur edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, liberali Grigori Javelin, gazetarja Ksenija Sobçak dhe kandidati komunist Pavel Grudinjina.

Muslimania.al

LEAVE A REPLY