Muslimania tuniziane po përpiqet të luftojë paragjykimet dhe islamofobinë përmes artit të saj

0

Ju kujtohet Tekua bin Muhamed, gazetarja grafike nga Tunizia e cila me karikaturat e saj i përdorte për përcjelljen e mesazheve të forta kundër islamofobisë? Një tjetër vajzë nga Tunizia Soufeina Hamed, po bën diçka të ngjashme me artin e saj dhe veprat e saja janë fantastike.

Soufeina Hamed, një artiste muslimane tuniziano-gjermane, vendosi të përdorë talentin e saj për të luftuar Islamofobinë dhe për të ndryshuar idetë e gabuara lidhur me hixhabin.

Tani, më shumë se kurrë, në një botë ku urrejtja po zë gjithnjë e më shumë titujt kryesorë të mediave, arti mund të përdoret si një instrument shumë i rëndësisëhm për të thyer stereotipet dhe për të luftuar diskriminimin.

Ajo rrëfen luftën e përditshme të grave muslimane përmes ilustrimeve humoristike që tregojnë se sa të ngjashme janë përpjekjet e përditshme pavarësisht dallimeve tona.

Soufeina Hamed është e diplomuar në Psikologji të Përgjithshme dhe me një master në Psikologjinë Ndërkulturore.

Ajo ka qenë një artiste që e vogël dhe është inkurajuar nga miqtë e saj për të ndarë vizatimet e saj me botën.

Hamed merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme në seminare dhe konferenca në lidhje me fushën e saj dhe duket se ka marrë përsipër misionin për të ndryshuar botën.

LEAVE A REPLY