Muslimania turke është shpallur “heroina e vitit 2017” në Suedi. Ajo është nënë e 7 fëmijëve u votua më shumë nga publiku për të fituar çmimin “Heroi i Vitit” në kategorinë “Drita Udhëzuese”, një konkurs i organizuar nga gazeta prestigjioze suedeze, “Aftonbladet”.

Fatma Ipek Alci u zhvendos në Suedi rreth 30 vite më parë. Ajo krijoi një shoqatë për mbrojtjen e grave të moshës së mesme dhe u angazhua gjithashtu për ruajtjen e sigurinë në komunitetin dhe lagjen e saj.

“Unë po e marrë këtë çmim në emër të grave turke”, tha 63-vjeçarja gjatë ceremonisë së shpërblimeve për heronjtë e vitit 2017 në Suedi. Ceremonia u organizua në Stokholm dhe u ndoq nga emrat më të rëndësishëm të politikës, artit dhe sportit në Suedi.

Fatma Ipek Alci u përgëzua veçanërisht nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Arsimit të Suedisë, Gustav Fridolin, si dhe nga trajneri i kombëtares suedeze të futbollit, Jan Olof Andersson.

LEAVE A REPLY