Natyra, një mirëbërëse e heshtur …!

0

Në degëzat e tua u rrita. Nga frutat e tua shijova në fëmijëri. E sot e rritur dua të përkujdesem për ty, si mëkëmbëse e Zotit në tokë. Dua të të jap përkujdesje për të mirat që ti m’i jep pa kursyer.

Natyra dhe kujdesi ndaj saj

Ngjyrat e natyrës, janë buzëqeshja e saj. E nëse e ndotim atë ia kemi hequr të drejtën e buzëqeshjes. Toka është djepi i jetës dhe shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Nga natyra ne marrim shumë të mira. Në të gjitha aspektet e jetës sonë. Kujdesi për të është një mision i pakthyeshëm i secilit nga ne. Ne fakt vitet e fundit natyra është ajo që po na dërgon pafund mesazhe në lidhje me shfrytëzimin e gabuar dhe moskujdesje ndaj saj. Në kërkim të një jete më të qetë ne e gjejmë më të thjeshtë të dëmtojmë natyrën në favor të mirëqenies sonë. Kështu, me anë të arritjeve në fushën e modernizimit të teknikës dhe teknologjisë, pothuajse kemi harruar të veproj në parandalimin e ndotjes mjedisore, efekte të cilat tashmë janë duke paguar brezat e sotëm. Duke iu nënshtruar rrezikimit të shëndetit të tonë nga llojet e ndryshme të ndotjes si të ujit, ajrit, ushqimit, etj. Ndotjet të cilat lënë prapa pasoja shkatërrimtare, si për botën bimore ashtu edhe shtazore. Duhet të besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa ujë të pastër, ajër të pastër dhe ushqim të shëndetshëm. Natyrisht, në një mjedis të pastër do të kontribuojmë në mënyrë të thjeshtë gjatë daljes në shëtitje, piknikë, në qoftë se ne konsumojmë ushqime më e pakta është të marrim një shishe, ndonjë kuti letre të cilën e konsumuam pije apo ushqim duhet të edukohemi, por edhe t’i edukojmë fëmijët që t’i marrim përsëri mbetjet me vete, ose t’i depozitojmë në kosha. Ne e neglizhojmë shumë kujdesin për natyrën edhe pse jemi te vetëdijshëm rreth këtij problem, mirëpo nuk veprojmë thuajse asgjë rreth zgjidhjes së këtij problemi. Te gjithë e dimë se një pjesë shumë e madhe e fajit për ndotjen e mjedisit nga mbeturinat e ndryshme bie mbi ne, që po vazhdojmë të ‘’kontribuojmë’’ negativisht. Prandaj do te ishte shumë mirë t’i japim fund kësaj dukurie që po vazhdon të jetë prezent dhe që të ndihmojmë sadopak duke e nisur thirrjen nga secili nga ne. Mjedisi jonë është i sulmuar nga shumë ndotës. Këta ndotës ndikojnë në të gjitha pjesët e mjedisit dhe në të gjithë botën e gjallë dhe jo të gjallë, duke lënë ndonjëherë pasoja shumë të mëdha. Qeniet e gjalla si njeriu, shtazët dhe bimët shumë më vështirë lirohen nga këto ndotje se sa ajri, uji apo toka. Nga ana tjetër, edhe vet njeriu e ndihmon në masë të madhe përkeqësimin e kësaj situate me përdorimin e duhanit, alkoolit, drogës dhe helmeve tjera, si dhe me aktivitete të ndryshme që i ndërmerr për nevojat e veta personale apo kolektive. Për të parandaluar këtë, dhe për të ndihmuar që gjeneratat e ardhme t’i luftojnë këto dukuri barrën duhet ta bartin prindërit, mësuesit, mjekët, por gjithashtu një pjesë të barrës duhet ta bartin edhe mediat tona, shtypi dhe televizioni, duke krijuar një hapësirë më të madhe për programe edukativo-arsimore e mjedisore.

Pse duhet t’i mësojmë fëmijët me dashuri për natyrën??

Pjesa në të cilën ne duhet të investojmë njohuritë dhe edukimin tonë janë fëmijët. Andaj te ata ne duhet të japim më të mirën tonë. Fëmijët janë qenie të pastra dhe të brishta në natyrshmërinë e tyre. Ata kanë nevojë t’i tregohet të mirat që ne marrim nga natyra në mënyrë të tillë që të sillen mirë me atë.

Ne duhet t’i bëjmë të qartë fëmijëve rëndësinë e natyrës. Shumëllojshmërinë e bimëve që ne marrim nga natyra dhe varësinë tonë nga ato, duke nisur edhe nga ushqimi, lëndët energjetike aq të nevojshme për jetën tonë. Bimët na japin oksigjenin (O2) dhe bëjnë pastrimin e ajrit nga dyoksidi i karbonit (CO2).

Mjedisi dhe ruajtja e tij na përket të gjithëve, andaj ne duhet të sensibilizohemi dhe të ndërgjegjësohemi që duhet të kemi një mjedis më të pastër, dhe më së mirë. Këtë mund t’ia mësojmë fëmijëve tanë. Pra të edukojmë edukatën e ruajtjes së mjedisit, sepse na ndihmon të krijojmë një raport të ri me natyrën. Breza që rriten me dashurinë, përgjegjësinë dhe dëshirën për ruajtjen e natyrës. Fëmijët tanë duhet ta dinë vlerën e saj. Asnjë organizatë ose nismë nuk mund të arri sukses pa mbështetjen e brezit të ri dhe çelësi këtu qëndron te edukimi i tyre.

Edukimi mjedisor është po aq i rëndësishëm sa edhe matematika, gjuha, letërsia, etj. Këta fëmijë mësojnë rreth natyrës në tekste të ndryshme si biologjia, gjeografia, dituria e natyrës, letërsia me anë të përshkrimeve mbresëlënëse etj., por ata duhet të edukohen që të japin vetë kontributin në ruajtjen e këtij thesari – Natyrë. Pra ne duhet t’i edukojmë fëmijët edhe me faktin se mjedisi dhe sporti në ajër të pastër lidhet me shëndetin, mjedis i pastër-shëndet dhe s’ka infeksione, ka oksigjen dhe ka qetësi të trurit.

Ne duhet t’i edukojmë brezat me frymën e gjelbër! Të konkretizohemi shpejt dhe së bashku, kudo, sepse problemi nuk është vetëm  i imi, i yti, por i të gjithëve ne, pasi një pakujdesi e jotja ndaj natyrës më prek edhe mua, edhe tjetrin e të gjithë nga pak, ashtu sikurse një nismë dobiprurëse e nisur sot diku, nesër merr pas vetes edhe shumë të tjerë  deri në përmasa globale sensibilizuese e vepruese.

A e dini si e ndotim ne mjedisin??

Së pari letë trajtojmë se çfarë është Ndotja e Mjedisit. Prania e një substance në natyrë, vendndodhja dhe sasia e së cilës ka për pasojë efekte negative për mjedisin, pra është futja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e lëndëve, vibracioneve, energjisë, nxehtësisë, rrezatimit, zhurmave të cilat e ndryshojnë cilësinë e mjedisit dhe të jetës.

E duke parë të gjitha këto, le ti thërrasim ndërgjegjes, që pasardhësit tanë nuk kanë pse të jetojnë në një tokë të ndotur, sepse ne nuk u kujdesëm për atë

Vlera e natyrës në islam.

A e doni se çfarë rëndësie i ka dhënë islami natyrës??

Ne gjithnjë kemi menduar se “Kujdesi mjedisor”, është shpikje e kohëve moderne, por kur bëjmë një hulumtim më të thelluar vërtetojmë se profeti a.s. është mbrojtës  i vendosur i mjedisit. Profeti a.s tregonte respekt të thellë për faunën dhe florën si dhe ruante një lidhje thuajse intime me katër elementët: tokën, ujin, zjarrin dhe ajrin. Ai gjithnjë na ka urdhëruar që ta kursejmë ujin në tokë, përkujdesje ndaj bimëve dhe zogjve dhe të drejtave të barabarta të shfrytëzuesve të këtyre të mirave. Në këtë kontekst Profetit a.s. tregoi kujdes ndaj mjedisit dhe konceptet që ai u prezantoi pasuesve të tij janë veçanërisht mbresëlënëse. Islami i jep një vlerë të veçantë sjelljes së njeriut. Ai i jep rëndësi si marrëdhënies ndërnjerëzore, ashtu edhe asaj njeri natyrë, këtë e tregojnë qartë shumë hadithe e ajete si p.sh.:

“Kush prej besimtarëve mbjell një pemë ose një farë nga e cila më pas ushqehet një zog, një njeri ose kafshë, vlerësohet sikur të ketë dhuruar diçka për bamirësi (nga e cila ka shpërblim të madh).” – Buhariu.

Në surën Taha, në ajetin 53, Allahu i lartësuar thotë:

“(Zoti im) I cili për ju, …, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.”

Një tjetër hadith me shumë vlerë është:

“ Kur të mbërrijë kiameti, nëse ndokush ka një fidan palme në dorë, atëherë le ta mbjellë atë,”, pra aq me rëndësi qenka mbjellja e një bime saqë edhe kiameti s’duhet ta ndalojë mbjelljen e saj.

Madje vlera e bimësisë del edhe në faktin që Allahu e krijoi mrekullueshëm atë. Ajeti i 3 i surës Ra’d, thotë: “…dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift).”

Nga kjo kuptojmë se edhe frutat kanë gjinitë e tyre, mashkull dhe femër.

Është e pamundur të parashtrosh të plotë filozofinë e Profetit a.s ndaj mjedisit në një artikull të shkurtër si ky. Vizioni i tij i shenjtë për natyrën dhe botëkuptimi i tij mbi rolin e njeriut në natyrë ngjalli vetëdijen mjedisore tek komuniteti i myslimanëve shumë shekuj më parë.  Ndërsa përballemi me ndotje dhe mbi shfrytëzim, shkretim dhe shterim të ujit në disa pjesë të globit, përmbytje dhe stuhi të fuqishme diku tjetër, ndoshta ka ardhur çasti që komunitetit botëror, si një i tërë, duhet t’i përqaset krizës aktuale mjedisore me seriozitet dhe urtësi.

Ruajeni natyrë, ruajeni jetën!

Shkroi: Entela Hidri

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY