Kryqi i kuq italian së fundmi ka punësuar një shofere muslimane me shami për të drejtuar ambulancën e urgjencës. Gjë e cila ka ngjallur shumë debat në media për shkak se një koleg i saj, operator i 118 i ka bërë një foto fshehurazi dhe ka shpërthyer me një fjalim plot urrejtje në profilin e tij në Facebook. Për postimin në fjalë, një gazetë në Torino ka publikuar dhe një artikull ku analizon dhe dënon gjuhën e urrejtjes dhe komentet plot mllef, racizëm dhe ksenofobi.

Problemi me islamofobët dhe racistët është se çfarëdolloj pune të bëjë një musliman, femër apo mashkull, do të sulmohet, qoftë dhe kjo një punë vullnetare, në shërbim të njerëzimit apo për të shpëtuar jetë njerëzish.

Vajza quhet Houda por nuk ka dashur të japë informacione për mbiemrin dhe qytetin nga vjen për arsye sigurie. Megjithatë, mbetet një shembull motivues për të gjithë muslimanët e Italisë dhe një shenjë e mirë se Italia po ndryshon për mirë.

Houda e gëzoftë patentën e ambulancës!

 

LEAVE A REPLY