Local Input~ OTTAWA, ON: December 1. Wafa Dabbagh has risen to the rank of Lt. Commander in the Canadian Navy and as a Muslim, an Arab, was the first member of the military to wear a hijab. Her latest challenge is battling cancer, diagnosed last summer. . (Chris Mikula / The Ottawa Citizen) For CITY story Assignment #102544

Shërbimi Policor i qytetit Edmonton në Kanada, bëri publike këtë javë uniformën e re për punonjëset e tij që i përkasin besimit mysliman.

Është e kuptueshme që shamia për femrat myslimane do të jetë e zezë, dhe e dizajnuar për t’u veshur nën kapelen standarde të policisë.

Ndryshe nga një hixhab tradicional, shamia do të jetë me kopsa dhe e qepur në mënyrë të tillë që të mos pengojë shikimin e duhur, frymëmarrjen apo edhe lëvizjen në aksione dinamike për një oficere policie.

“Uniforma e re po testohet nga njësitë e trajnimit dhe versioni zyrtar ende nuk është përcaktuar përfundimisht”, tha Leila Daoud, një zëdhënëse e policisë për çështjet e efektivave.

Scott McKean, një këshilltar i qytetit që ka ndihmuar emigrantët pët t’u integruar në Edmonton, e quajti vendosjen e uniformës një “gjest i gjithëpërfshirjes” dhe integrimit në jetën e qytetit edhe komunitetit që i përket besimit mysliman, i cili kohët e fundit nuk është ndjerë mirë nga gjestet, imazhet apo edhe aktet e islamofobisë.

Ai bëri një analogji me rajonin Quebec, i cili ka marrë një vendim krejt të kundërt, duke ndaluar çdo shenjë religjoze që të përfaqësohet në veshjet apo sjelljet e zyrtarëve të administratës shtetërore.

“Një nga perceptimet e përgjithshme rreth Edmonton  dhe rajonit të Alberta-s është se ne jemi ‘malokë konservatorë’, tha z. McKean. “Por ofrimi i shamisë për kadetet e policisë është një shenjë se ne e duam shërbimin policor të diversifikuar për shkak të banorëve tanë, dhe që të përfaqësojë dhe reflektojë asgjë më shumë se vetë realitetin tonë komunitar. Ndaj jam krenar për qytetin dhe komunitetin tonë”, tha ai.

Demonstrimi i përkatësisë së besimit mysliman për zyrtarët publikë, gjithsesi ka shkaktuar diskutime që kanë frymëzuar keqinformime.

McKean tallet me reagimin e një gazete lokale, e cila botoi një imazh të falsifikuar të një oficere të policisë  me mbulesë hermetike, për të cilën Shërbimi Policor tha se ishte totalisht e rremë.

“Ne kemi kërkuar që gazeta të distancohet menjëherë nga kjo proçkë jo e këndshme”, tha zonja Leila Daoud, zëdhënëse e policisë.

Nikabi është një mbulesë e plotë e fytyrës, dhe ka dy vrima vetëm për sytë, ndërsa hixhabi është një shami për të mbuluar flokët dhe një pjesë të kokës.

“Në fakt, nuk ka ende asnjë foto zyrtare të shamisë së policisë të Edmonton, por një prototip i saj është bërë publike këtë javë”, tha zëdhënësja.

Ihsaan Gardee, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar të Myslimanëve Kanadezë, e quajti këtë akt si një “evolucion natyral” për policimin në Kanada, që pason lëvizje të ngjashme në sektorin privat, dhe hap mundësitë e karrierës për minoritetet.

Ai e krahasoi këtë veprim me futjen e çallmës e indianëve “sikë” në ushtrinë kanadeze, që u bë në vitin 1990, e cila shkaktoi mjaft polemika në atë kohë, por tani është një gjë krejt normale.

“Komuniteti mysliman është në rritje në Kanada, dhe një mbulesë për policet është sigurisht diçka që ne e mirëpresim”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që një trupë kanadeze e sigurisë ka lejuar hixhabin.

Oficerët doganorë të aeroporteve e kanë pasur të lejuar shaminë, dhe kjo gjë është miratuar në Toronto.

Dy oficere të Policisë Metropolitane në Londër

Në verën e vitit 2001, Londra u bë qyteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka lejuar një zyrtare që të veshë shaminë.

Por edhe trupa të tjera britanike kanë lejuar veshjen myslimane për gratë. Norvegjia, Suedia dhe Indonezia kanë gjtihashtu politika të ngjashme.

Në SHBA, ish-komisioneri i policisë Philadelphia, Silvester Johnson, që është një mysliman, ishte në qendër të një beteje mbi këtë çështje në vitin 2003, pasi ai ndaloi një oficere femër të vendosë shaminë e errët blu.

“Nuk ka askund në Kur’an që thotë se ju duhet të mbani një mjekër apo një hixhab,” tha ai në atë kohë. “Ne jemi një organizatë paraushtarake, dhe nuk mund që njerëzit të veshin çfarë të duan jashtë uniformës së përcaktuar rigorozisht”.

Komisioni i SHBA për Mundësi të Barabarta në Punësim bëri të ditur se vendimi i oficerit ishte i gabuar dhe pati një betejë të gjatë ligjore.

Në vitin 2007, një gjykatë vendosi se pikëpamja e Johnson është e drejtë, pasi uniforma zyrtare është e njëjtë për të gjithë. Ky vendim u la në fuqi në apel në vitin 2009.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.