Nga Naveen Kumar

Zyrtarisht nuk kemi qenë kurrë miq në Facebook. E vetmja foto e jona sëbashku është në dasmën e një miku të përbashkët, e cila është ende e dukshme por ka humbur mes postimeve të shumta. Jam romantike por edhe cinike, ndaj dhe nuk kam pas postuar foto tona sëbashku. Të paktën kam shpëtuar nga ndërrimi i statusit, albumeve apo fotove për t’u fshehur apo për t’i hequr.

Por mbeti kjo puna e të ndjekurit (follow) të njëri-tjetrit

Kur i dhamë fund marrdhënies sonë muaj më parë, pasi hatërmbetjet dhe fjalët e thëna në nerva e sipër ishin harruar vazhduam një tjetër marrdhënie miqësore online me like dhe share, postime me kunja, apo check-in të vendeve që kishim qenë bashkë shoqëruar me një emoji “nostalgjie”. Pas ndarjes kemi këmbyer vetëm disa mesazhe të shkurtra dhe jemi parë ballë për ballë vetëm një herë. Tashmë kuminikimi mes nesh është kthyer në një “qetësi” vëzhguese shoqëruar me hedhje e pritje.

Që kur marrdhënia jonë u kthye në një marrdhënie dixhitale ndieja prerje gjunjësh dhe rrahje zemre sa herë që telefoni cingërronte. Asnjëri nga ne nuk përdor Snapchat apo Twitter, kështuqë  këto janë strofkat tona të qeta dhe ku ndihemi më shumë vetvetja. Po kishte mbetur vetëm Facebooku si fushë e minuar. E kontrolloja faqen nga lartë poshtë dhe ja: boom! Miq të mi të dashur duke ngrënë së bashku me të, duke buzëqeshur si kurrë më parë. Miq me të cilët kam një marrdhënie akoma më të ngushtë se më parë. Miq të cilët duke ndenjur me ta më bënin të merrja vesh ndonjë detaj nga jeta e tij apo dhe thjeshtë prania e tyre më kompensonte nostalgjinë e kohëve të ndara së bashku me shoqërinë. Dhe unë që ju bëja një like sa për t’ju treguar se s’ka gjë të keqe dhe për mua nuk përbën problem kjo gjë. Vazhdoja t’i bëja like pavarësisht përpjekjeve të mija për të mos i bërë.

Pastaj janë dhe postimet e mia: në vende ku kemi qenë bashkë ose kishim planifikuar të ishim bashkë, të ndonjë dasme apo aktiviteti ku ai do ishte shoqëruesi im etj. Duke i lënë për të kuptuar se ja: jam shumë mirë pa ty. Kam lënë çdo gjë pas dhe fakti që sot jam këtu pa ty do të thotë që këto vende dhe këto kujtime mua nuk më bëjnë më përshtypje. Nuk e di në isha duke ia mbushur mendjen më shumë vetes apo atij.

Nuk doja t’ja pranoja vetes por kam qenë gjithë kohën në gjendje pritjeje, në pritje të ndonjë lajmi prej tij.

Në mesin e likeve të miqve prisja atë like që mungonte dhe më bëntë të rifreskoja faqen disa herë. Mezi prisja atë zemrën e vogël në Instagram tek ato fotot e mia të tipit “jeta ime e lumtur pa ty”, mezi prisja t’i pëlqente apo t’i shpërndante artikujt e mi. Emri i tij në njoftimet ishte një shenjë se ai ishte aty, duke më vëzhguar se si po ia dilja pa të dhe po ecja përpara në jetë. Ishte dhe një formë përkujdesje e vogël. Duke pritur për këto momente fillova të ndihesha akoma më e dëshpëruar seç do isha pa këto faqe të një kapitulli të ri të jetës tonë dixhitale të cilës duhej t’i jepja fund një herë e mirë.

Kohët e fundit një foto e tij me një mik dhe vajzën e tij dy vjeçare më bëri të mendohesha. E pëlqeva dhe më pas e lash telefonin larg vetes. U futa përsëri dhe pash që e shpërndau dhe në Instagram . Aty kuptova se nuk mund të vazhdoja më kështu. Shkova tek profili dhe i bëra unfollow qoftë në Facebook qoftë në Instagram. Ndoshta ai nuk e ka vënë re këtë por me siguri ka vënë re heshtjen time dhe mungesën e likeve nga ana ime. Të bësh unfollow është një tjetër fazë e ndarjes.

Më duhej t’i tregoja se nuk jam duke e përgjuar më në mënyrë që dhe ai të mos postojë më gjëra vetëm e vetëm për të më surprizuar mua dhe ngatërruar me lloj-lloj emocionesh në të njëjtën kohë. Më duhet ta pranoja se të ecja përpara do të thotë mos të shikoja atë se si bënte të njëtën.

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY