Akoma sot, shumë mjekë janë skeptikë, por nuk kanë se si të mos e marrin parasysh në studimet e tyre të ardhshme një kurë ushqimore që ka mahnitur në rradhë të parë vetë Katerinën (Katherine Reid).

Katerina Rajd nuk është vetëm një nënë, por edhe një shkencëtare. Ajo punon si biokimiste dhe ka shfrytëzuar njohuritë e saj shkencore për të ndihmuar të bijën bashkë me kontributin e të shoqit Paul Sauer, i cili është biolog.

Katerina ka pesë fëmijë. Më e vogla quhet Brooke dhe është diagnostikuar me autizëm në moshën tre vjeçare.

Brooke jetonte në një botë të vetën, nuk mund të kishim asnjë kontakt visual me të, asnjë perqafim, komunikimi ishte i vështirë, bashkëveprimi me lojrat dhe fëmijët e tjerë ishte i pamundur.”

Ajo ishte në gjendje vetëm të klasifikonte, sistemonte dhe të gruponte në mënyrë obsesive kafshët e saj prej plastike.

E folura e saj ishte e kufizuar vetëm në disa fraza të shkëputura nga filma, fjalime a këngë të cilat i dëgjonte në mënyrë të përsëritur.

Dhimbja e nënës për fëmijën e saj ishte e madhe, pasi ndihej e perjashtuar dhe e pafuqishme.

Kështu, Katherine  vendos të thellohet në këtë çështje dhe të shfrytëzojë disa nga njohuritë dhe studime të tjera të pavarura, qoftë si nënë, por edhe si studiuese. Pasi provoi qasjë të ndryshme terapeutike doli në dritë diçka e jashtëzakonshme: e vetmja gjë që duket se kishte efetk ishte ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit. Katherinë nxjerr në pah atë që shumë shkencëtarë të tjerë e kanë konformuar: ushqimi ka efekte të mëdha në trurin tonë.

Katherinë aplikon në mënyrë të përshkallëzuar/graduale në tre faza të ndryshme disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit:

Faza e parë: nxitës ushqimorë, shumë fruta dhe perime

– Në fazën e parë, futën nxitës ushqimorë për të hapur oreksin: probiotikë, vitamina B dhe E, Omega3, magnez dhe sasi të caktuara frutash dhe perimesh.

Për herë të parë, pas dhjetë ditësh, Brooke vendos një kontak pamor domethënës me nënën e saj.

Në javët në vazhdim përmirëson bashkëpunimin dhe përgjigjet kur e pyesin si quhet, kur i flasin njerëzit përreth, ajo kthehet dhe i shikon.

Faza e dytë: eliminimi i glutenit dhe laktozës

– Pas tre javësh nisi faza e dytë: eliminimi i i glutenit dhe laktozës që përmbajnë kazeina (proteina e qumështit), për gjashtë muaj. Literatura shkencore mjekësore në lidhje me këtë vë në dukje studime  që kanë të bëjnë jo vetëm me autizmin, por edhe me shumë patologji të tjera.

Ndoshta nuk është rastësi që këta fëmijë kanë problem edhe me tretjen dhe kapsllëkun, të cilat përmirësohen bashkë me ndryshimin e ushqyerjes.

Më pas, Brooke nisi të bashkëveprojë me fëmijët e tjerë, të luajë me imagjinatën dhe të ketë një përceptim shqisor më të mirë.

Megjithatë, akoma vazhdonte të ksihte sjellje impulsive dhe kriza me të qara, të cilat Katherine do të donte t’i zgjidhte.

Në bazë të studimeve dhe kërkimeve të pavaruara të Katherines, del në pah një faktor vendimtar për zhvillimin dhe përkeqësimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave depresioni, sindroma bipolare, diabeti, skleroza e shumëfishtë, parkinsoni, sindorma e Touretit, skizofrenia, alzhaimeri dhe autizmi.

Bëhet fjalë për Glutamatin, i cili gjendet në 5% të ushqimeve, sidomos në formën e monoksidit të gluatamatit, e cila shpesh nuk shkruhet te etiketat. Gjendet te patatinat dhe prodhime të tjera industriale (sigla E621). Nësë u rastis të hani ushqim kinez do ta gjeni në pjata të ndryshme.

Glutamati grumbullohet i dhe shkakton probleme trupit tonë. Ai gjendet edhe në gjendje të natyrshme në trupin tonë, por prodhohet në bazë të nevojës së trupit, pra në mënyrë të kontrolluar.

Sipas shumë studimeve, marrja e ushqimeve është përgjegjëse për shumë probleme neurologjike të shkaktuara nga ç’ekuilibrimi i receprorëve primarë, gjë që mund të ndikojë në nxënien dhe të gjitha funksionet neurale.

Faza e tretë: eliminimi i monoksidit të glutamatit

– Në fazën e tretë eliminohen të gjitha produktet që përmbajnë glutamat. Brooke bëhet një fëmijë i aftë që të komunikojë në mënyrë përfekte, pa kriza dhe fiksime, pa pasur nevojë për mbështetjen e një mësuese të veçantë!

Kritikat ndaj dy prindërve kanë qënë të shumta, ndërsa komuniteti shkencor nuk ishte i gjithi dakord me zgjedhjen e tyre.

Ata që shohin realitetin e pranojnë se në thelb bëhet fjalë për një ushqyerje me të shëndetshme!

Ndërkohë, Katerina mund ta prekë me dorë rezultatin te vajza e saj, e cila tani është shtatë vjeçe dhe është dëshmia e gjallë e vërtetësisë së kërkimeve të saj të pavarura.

Gjithashtu, Katerina dhe bashkëshorti i saj kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse të quajtur “Unblind my mind” për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe për t’u thelluar më tej në lidhje më një ushqyerje të shëndetshme.

marrë nga lastella.altervista.org/

©Muslimanja.com

LEAVE A REPLY