Në vitin 1990 një neurolog italian zbuloi diçka të habitshme tek një lloj rrace majmunash: kur shikonin majmunat e tjerë të vepronin diçka në trurin e tyre aktivizoheshin disa neurone të ngjashme me neuronet që aktiivizoheshin tek majmunët e tjerë.  Ai i quajti këto “Neuronet pasqyruese”. Kjo gjë ndodh dhe tek njerëzit: pra kur dikush sheh dikë duke ngrënë diçka që do dëhironte t’i ofrohej, duke pirë ujë kur është i etur apo duke përqafuar dikë që dashuron aktivizohen të njëjtat neurone tek vepruesi dhe shikuesi në të njëjtën kohë. Këto neurone stimulojnë tek truri dëshirën për të vepruar të njëjtën gjë dhe nëse nuk e arrijnë ndihen keq: stresohen, irritohen ose thjeshtë ndjejnë cmirë dhe urrejtje ndaj vepruesit.  

Shkencëtarët mendojnë se këto neurone dhe efekti i pasqyrimit janë arsyeja përse disa njerëz reagojnë në disa mënyra të çuditshme dhe gjithashtu mund të shpjegojnë procesin e krijimit të empatisë. Edhe pse disa shkencëtarë amerikanë e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë duke argumentuar se nuk ka fakte që të vërtetojnë një fenomen të tillë. kërkues të ndryshëm ende po punojnë për të zbuluar se çfarë shkaktjnë këto lloj neuronesh, mirëpo diçka është e sigurt: truri vazhdon të mbetet një organ shumë kompleks dhe i mistershëm.

LEAVE A REPLY