Nga Sara Benedetti

Dëshiroj t’ju tregoj historinë e Nuries, një zonjë e verbër nga Maroku. Ajo ka arritur gradën e  rripit të zi në karate dhe vajza e parë që e ka fituar këtë titull nga vendi i saj i vogël në jug të Marokut.  Në realitetin ku jeton, është shndërruar tashmë në një legjendë dhe njerëzit tashmë e quajnë  “nusja e Bruce Lee”.

Trajneri i saj thotë se duke qenë aq e zonja, shpeshherë harron që është e verbër dhe i drejtohet me fjalë si: “Shikomë! Shiko këtu!” dhe ajo ja rikujton se nuk mund ta shohë por gjithesi dëgjon.

Ndër të tjera ajo trajnon një grup me fëmijë duke përcjellë pasionin dhe eksperiencën e saj në fushën e karatesë.

Nuria është e martuar dhe ka katër fëmijë. Në shtëpi është totalisht e pavarur dhe një amvisë shumë e mirë saqë kushdo që e ka provuar dorën e saj thotë se gatuan kus-kusin më të mirë në gjithë vendin. Gjithashtu, së shpejti pritet të diplomohet në Juridik.

Ajo nuk është një gua që dorëzohet në pengesat e para. Rrëzohet dhe çohet përsëri derisa të arrijë qëllimin e vetë. Shqetësimi i parë që i erdhi ndërmend kur mori vesh se ishte shtatzënë ishte fakti se a do të mund të përballonte rritjen dhe edukimin e një fëmije aq më tepër duke pasur përkrah një bashkëshort gjithashtu të verbër. Mirëpo për fatin e saj të mirë të katër fëmijët mund të shikojnë dhe deri tani së bashku ja kanë dalë. Ajo rrëfen se për kohë të gjatë nuk ka dashur t’i shoqërojë në shkollë dhe t’i marrë për në shtëpi sepse druhej mos turpëroheshin prej prindërve deri në momentin që ata vetë kërkuan që të qendronte pranë tyre në çdo hap të jetës.

Emri “nurie” vjen nga arabishtja që do të thotë “dritë” dhe ajo është pikërisht një Dritë, për të afërmit, për të dashurit dhe për komunitetin e saj. Një dritë, një udhërrëfyes.

 

LEAVE A REPLY