Ngatërroi kandidatin sikh për musliman: islamofobja shpërthen në sjellje histerike

0
TORONTO, ON - FEBRUARY 21 - New Democratic Government and Consumer Services critic Jagmeet Singh during question period at Queen's Park, February 21, 2017. (Andrew Francis Wallace/Toronto Star via Getty Images)

Ksenofobia paranojake e një histerikeje që ngatërron kandidatin sikh me një musliman

Një femër në Kanada ndërpret një fjalim duke e akuzuar politikanin sikh se përkrah Sherjatin.

Nëse do të ekzistonte një çmim për idiotësinë dhe paranojën që buron nga urrejtja për shkak të fesë, me suguri do t’i jepej kësaj femra në Ontario të Kanadasë, injoranca e të cilës e ka futur atë në një situatë mjaft të sikletshme.

Ajo ka ngatërrur kandidatin sikh, Jagmeet Singh, duke e marrë për musliman. Kjo ka mjaftuar që ajo të shpërthente në sjellje histerike dhe akuza absurde gjatë një fjalimi që kandidati po mbante përpara një audience në Ontario. Ajo akuzoi Singh-un se dëshironte të aplikonte Sheriatin (ligjin islam) në Kanada. Apo se mbështese Vëllazërinë Muslimane.

Por Jahmeet, një pasues i sikhizmit (fe e themeluar rreth 500 vjet më parë) zgjodhi që ta injoronte duke e lënë të vetëturpërohej, ndërsa vetë vazhdoi duke përcjellë një meszh paqeje dhe dashurie.

Videoja u përhap me shpejtësi në internët, veçanërisht në Kanada e SHBA. Reagimet ishin nga më të ndryshmet. Disa e akuzuar Singh-un se e kishte lënë më dashje që “të trashej muhabeti.” Kurse rivalja e tij, politikanja Niki Ashton, e përgëzoi për mënyrën si e menaxhoi situatën me aq qetësi dhe dinjitet. Ndërsa Singh në llogarinë e tij në Tëitter shkroi se i ndodh shpesh që të ngatërrohet për musliman e se është mësuar tashmë. “Shumë njerëz kanë reaguar se është dashtur që unë t’i them zonjës se nuk jam musliman dhe kaq. Mirëpo përgjigjia ime ndaj islamofobisë nuk ka qenë kurrë “unë nuk jam musliman” sepse kjo do të nënkuptonte se urrejtja e tyre do të ishte ok nqs bëhej fjalë për muslimanët, ndërsa të gjithë ne e dijmë se nuk është ashtu. Përgjigjia ime ka qenë dhe do jetë gjithmonë se urrejtja është e gabuar në çdo rast.” u shpreh ai.

Gjithashtu, ai shtoi se platforma që ai po propozon për fushatën e tij promovon bashkimin e njerëzve pa dallime. Nëse Singh fiton ai do të jetë lideri i parë jo i bardhë që do të udhëheqë një parti me shumicë në Kanada.

Përgatiti Nada Dosti

LEAVE A REPLY