Iniciativa e organizatës “Kudüs Bilinci Derneği” – Shoqata për Promovimin e Palestinës – ka gjetur mbështejte të gjerë nga dhjetra organizata të shoqërisë civile në mbarë turqinë, duke shpresuar që kjo të arrijë njohje dhe mbështetje globale.

Këto ditë, organizatat turke ka nisur një fushatë në shkallë të gjerë të quajtur “Java e Ndërgjegjësimit për Palestinën’, e cila është planifikuar të mbahet çdo vit menjëherë pas natës së Israsë dhe Miraxhit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve për çështjen e Palestinës dhe Jeruzalemit (Kudsit) në veçanti.

E hedhur si ide nga “Organizata për Promovimin e Jeruzalemit”, nisma ka gjetur menjëherë përkrahje të gjerë nga dhjetëra organizata të shoqërisë civile në mbarë Turqinë.

Momentalisht nisma ëshë në fillimet e saj dhe po kërkon të sigurojë edhe mbështetje globale ne mënyrë që të sigurojë njohje zyrtare.

Në deklaratën e përbashkët të firmosur nga dhjetëra organizata turke, u bëhet thirrje musilmanëve në mbarë botën që të mbajnë përgjegjësinë e tyre kundrejt vendit të shenjtë të njohur ndryshe dhe si Al-Haram Al-Sharif dhe të bëjnë maksimumin e tyre për të nxitur paqen dhe stabilitetin.

Në natën e 27-të të Muajit Rexhep, sipas kalendarit hënor, muslimanët festojnë natën e Israsë dhe Miraxhit, ku Profeti Muhamed udhëtoi nga Meka në Jeruzalem.

Në një deklaratë për Anadolu Agjency, kreu i organizatës, Gyltekin Shahin tha: “E filluam këtë nismë me qëllim që çdo vit java që pason Natën e Israsë dhe Miraxhin t’i kushtohet Palestinës”.

“Çdo vit do të organizojmë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për Palestinën,” shtoi ai. Ai theksoi gjithashtu se vetëm një natë  në vit përkujtimi i Israsë dhe Miraxhit nuk është e mjaftueshme për të rritur ndërgjegjësimin për Palestinën. “Duhen ditë për të folur mbi rëndësinë e Palestinës dhe Xhamisë Aksa dhe vendin që ajo zë te muslimanët në mbarë botën,” tha ai.

Duke qënë se nisma është e re dhe vendimi për të është marrë rishtazi, ka qenë e pamundur që të organizoheshin aktivitete të mëdha. Këtë vit, nisma është kufizuar në disa seminare dhe fushata në rrjetet sociale. “Për këtë arsye, është e rëndësishme mbështetja e medias”, përfundoi Shahini.

Deri tani, fushata ne rrjetet sociale ka arritur mbi 20 gjuhë, përfshirë gjuhën shqipe.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.