Nga Adeeba Khan

13886874_10208770756920255_6992520533856664490_nE mbani mend një video që mori dhenë në rrjetet sociale nga një kamera e CCTV: Një vajzë më shami që sulmohej nga një mashkull në ashensor? Kur të gjithë pritëm se do të abuzohej me vajzën dhe në fund ajo do ishte viktima, mirëpo ndodhi e kundërta: vajza me shami “e theu në mes” agresorin e saj me e gjithë kuptimin e fjalës.

Shumica e viktimave janë femra me të cilat abuzohet, ushtrohet dhunë, i plaçkisin apo përdhunojnë. Në rastin më fatlum thjeshtë ngacmohen apo cënohet hapësira e tyre. Kjo sepse shumë prindër gabojnë në edukimin e fëmijëvë: ndërkohë që meshkujt rriten me imazhin e femrës së dobët, të paaftë për t’u mbrojtur dhe me idenë se femrat janë “gjinia e dobët” e cila nuk duhet të merret me sporte apo arte marciale.

Kur bëhet fjalë për edukimin e vajzave shumë prindër nuk i kushtojnë rëndësi mësimdhënies së vetëmbrojtjes. Në mendjet e tyre është fiksuar se meqenëse vajzat janë të dobëta atëherë artet marciale janë vetëm për djemtë. Po si do të ndiheshin ata nëse vajza e tyre do të sulmohej në një të ardhme e për këtë arsye të mos ishte në gjendje të vetëmbrohej?

Edukata që përcillet përmes arteve marciale

15823292_10206751114090171_1628895010586070274_nDitët e sotme shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për të përvetësuar për veten dhe familjet e tyre një mënyrë jetese të shëndetshme. Artet marciale shoqërohen me shumë dobi siç janë:

Shëndeti fizik. Artet marciale ndikojnë në shëndetin fizik të çdo kujt që i ushtron ato. Jo vetëm mundëson rënien në peshë por dhe zhvillim të mirë trupor tek fëmijët në rritje.

Shëndeti mendor. Artet marciale janë gjithashtu një formë meditimi. Falë një regjimi ushtimesh të cilat kthehen në rutinë njeriu mund të gjejë një paqe të brendshme. Gjithashtu çlirimi i energjive negative përëmison shëndetin mendor.

Vetëmbrojtja. Të mëson pra si të vetëmbrohesh mbi të gjitha. Lëvizjet përgjithësisht nuk janë sulmuese por mbrojtëse, ndërsa veprimet sulmuhese hyjne tek lloji levizjeve “bllokuese” pra e ndalojnë tjetrin por nuk e dëmtojnë atë aq sa të vritet apo të mbetet me pasoja.

Disiplina. Ndihmon në krijimin e një disipline duke ushqyer durimin dhe këmbënguljen.

Dobi sociale. Me vetëmbrojtje ndihesh më i sigurt dhe si rrjedhojë fiton më shumë besim tek vetja dhe të rritet vetëvlerësimi.

Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.