Nga Asmaa Hussein

Kur unë u martova isha një kuzhiniere e tmerrshme. Nuk dija fare si te gatuaja as gjene me te thjeshte, si pilafi. Ditët e para te gatimit sado qe u mundoja, perfundoja te servirja gatime te cuditshme, hidhja erezat qe s’duheshin, djegia fundin e tiganit. Por, Amri(bashkeshorti) hante cdo ushqim qe gatuaja, edhe pse shijonin vërtet jo të shijshme. Kurrë nuk shtrembëroi turinjtë apo të shtynte pjatën matanë, kurrë s’morri telefonin të porosiste piza, (vec Zoti e di sa ka dashur ta bënte). Por, jo! Hante cdo gjë dhe në fund me falenderonte për cdo ushqim të servirur. Dhe qe nga ushqimi i pare qe gatova per te, deri tek i fundit ai do e shoqeronte ne fund: “Elhamdulilah, Faleminderit Asma”. Ky kujtim me solli ndermend nje histori te bukur ne kohe te Profetit Muhamed a.s kur nje burre i varfer iu afrua ne mexhlisin qe kishte me shoket e tij dhe i ofroi si dhurate nje bistak rrushi. Profeti a.s. pranoi dhuraten dhe meqenese burri po priste me padurim e hengri nje kokerr. Pastaj hengri nje kokerr tjeter, dhe pastaj një tjetër e një tjetër deri sa më ngadale e mbaroi te gjithe bistakun. Kjo e lumturoi pa mase burrin dhe pasi profeti a.s. e mbaroi te gjithen ai u largua i lumtur. Shoket qe ishin ulur prane Profetit Muhamed (a.s) u habiten tej mase. Profeti Muhamed a.s. e kishte zakon qe cdo dhurate qe i sillej ta ndante me ta, por kete here nuk e beri. Ndaj e pyeten se pse nuk I ofroi asnje kokerr rrushi shokeve te pranishem? Profeti qeshi dhe u pergjigj: “ E hengra te gijthe rrushin vete, pasi rrushi ishte pak i tharte. Nese do ju jepja dhe juve, ju mund te kishit shtrembuar buzet e ta shprehnit me gjestikulacione qe nuk ishte i shijshem. Kjo gje do e prekte burrin e shkrete.”Subhananallah, Profeti a.s. duroi shijen e tharte te rrushit vetem qe burri i cili ja ofroi te ndihej i lumtur. Kjo ishte meshira, dashuria dhe respekti qe profeti i dashur kishte ndaj besimtareve. Kur ishte hera e fundit qe ne kemi vënë ndjenjat e dikujt mbi tonat, ose mbi nevojen për te qene gjithmone te drejte? Shpesh ndodh qe ne te kemi zemren e te tjereve ne duart tona, duke mos e kuptuar se ajo qe themi ose bejme mund te demtoje ata. Ne mendojme se duke qene plotesisht i sinqerte po mbrojme zemrat dhe ndjenjat. Dhe po, ndonjehere eshte me e rendesishme te jesh i sinqerte, por ne disa situata jo.Kur njerezit na ofrojne diçka – nje vakt, shoqerine e tyre,apo nje dhurate , po na japin diçka qe ata besojne se eshte vlefshme. Pra edhe nese na ofrohet nje vakt jo i kendshem, shoqerohemi me dikend tek i cili nuk gjejme gjera interesante, ose hiqemi sikur e pelqejme dhuraten qe na eshte bere edhe pse mund te na duket e tmerrshme, serish ne e pranojme krahe hapur. E bejme nga dashuria, respekti dhe deshira per ndjekur profetin Muhamed a.s.Duhet te sakrifikojme vetveten per te mbrojtur ndjenjat e dikujt tjeter, ama kjo sacrifice ka shperblime te medha tek Zoti. Tashme une jam nje guzhiniere me e mire se me pare. Ne fakt, jam permiresuar ne cdo aspekt jo vetem gatim. Dhe kjo e gjitha sepse: “Faleminderit Asma” ishte pergjigja e Amrit pas cdo gjeje qe une perpiqesha te realizoja. Ne vend qe te me bente te dyshoja ne aftesite e mia, apo t’me bente te ndihesha ne siklet pse nuk i realizoja gjerat ne menyre perfekte, ai me pajisi me sigurine e nevojshme qe me duhet per te ecur perpara. Ai vendosi perher ndjenjat e mia mbi te tijat, dhe per kete e lus Zotin qe ta ngreje statusin e tij ne boten tjeter. Amin.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.