nga Sophia Aek

Sot pasdite po shëtisja në një qendër tregtare në stacionin e trenit “Gare Saint Lazare” në Paris. Një grua e moshuar  mu afrua dhe më pyeti: “Ç’është kjo veshje kështu? Ne jemi në Francë këtu!”

Meqenëse ishte një grua në moshë dhe fal rrespektit që kam për të moshuarit vazhdova përpara duke u sjelllur sikur nuk e dëgjoja. Por në atë moment më shtrëngoi nga krahu, më bllokoi rrugën dhe më godti në kokë. Mbeta e shtangur dhe e bllokuar: nuk dija çfarë të bëja dhe si të reagoja. Duke u larguar pëshpëriti: “Ç’a halli ke nuk e kuptoj?!”  Qendra ishte plot me njerëz dhe askush nuk bëri asgje, askush nuk më doli krah.

Fatmirsisht  jo të gjithë francezët janë si kjo grua apo sillen ashtu. Ndaj dhe nuk duhet dënuar një komunitet i tërë për shkak të një personi.

Por ajo çfarë do doja t’i thoja kësaj zonjës është që unë jam franceze. Unë jam nënshtetase francize ashtu si dhe ti.  Ndoshta dhe më shumë se ti sepse rrespektoj vlerat tonë kombëtare: “Liri, Barazi, Vëllazëri ” (motoja kombëtare). Unë jam gjithashtu muslimane dhe me dëshirë dhe vullnet të plotë kam vendosur të mbulohem.  Por kjo s’do të thotë që mund të më sulmosh në të tillë mënyrë. Dhe të qenurit musliman nuk do të thotë se duhet vënë në diskutim kombësia ime.

Me shumë mundësi kjo grua e moshuar nuk do ta lexojë mesazhin tim por ndoshta ky mesazh u shkon fëmijëve apo nipërve të saj. Ndaj dhe i drejtohem atyre: bëhuni gjenerata e tolerancës dhe rrespektit. Bëhuni përfaqësues të denjë të Francës sotme: një vend me diversitet i cili është krenar për këtë diversitet dhe mos u bëni mendjengushtë apo trrushpëlarë nga propaganda islamofobe.

* Sofia është një studente në Universitetin e Telecom SudParis. Sapo ka përfunduar programin e saj të këmbimit Erasmus në Stamboll. Ajo është franceze me origjinë marokene dhe jeton në Turqi.

Muslimanja.com

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.